GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Këshilli i Ministrave shtyn afatin, fermerët do të marrin karburant pa taksa deri në 20 dhjetor 2021

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli i Ministrave shtyn afatin, fermerët do të marrin karburant pa taksa deri në 20 dhjetor 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fermerët që kanë përfituar nga nafta pa taksa, gjatë fazës së parë të aplikimit që nisi në muajin janar deri në mars, do të kenë mundësi që karburantin e përfituar ta përdorin deri në 20 dhjetor të këtij viti. Në udhëzimin e Miratuar nga Këshilli i Ministrave i cili tashmë është publikuar njoftohen të gjithë fermerët përfitues që afati për të përdorur sasinë e karburantit nuk ka përfunduar në 20 nëntor të këtij viti.

Mbi 20 mijë fermerë janë regjistruar për të përfituar nga skema e naftës, të cilët sipas kulturës që mbjellin marrin edhe sasinë e naftës e përcaktuar në vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar për përcaktimin e kritereve për përfitimin nga skema.

Konkretisht fermerët e marrin një litër naftë me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte. Për ata fermerë që do të mbjellin bimë arash, sasia më e madhe e naftës prej 190 litrash ku 106 litra merret falas është për produkte si misër, fasule, luledielli, soje dhe sorgum, ndërsa për ata që merren me mbjelljen dhe kultivimin kryesisht të grurit, thekrës, patates apo panxharit është përcaktua 130 litra naftë për hektarë me çmim të reduktuar dhe për foragjeret është përcaktuar 90 litra për 1 hektarë.

Kategoria e dytë janë dru frutorët që është e ndarë me 4 sektorë ku prodhimi i mollëve merr sasinë më të madhe të naftës prej 190 litra për hektar.  Sa i takon kategorisë së tretë të perimeve më shumë naftë është përcaktuar për perimet e serës në sezonin e parë prej 170 litra për 1 hektarë.

Ndërsa në vitin e ardhshëm nga kjo lehtësi do të përfitojnë edhe fermerët e kulturës së ullirit, që nuk përfituan këtë vit. Të gjithë ata fermerë që abuzojnë me 20% të sasisë së naftës së përfituar do të përjashtohen nga skema për 3 vite. Ky lehtësim për fermerët i kushton buxhetit të shtetit për këtë vit 1 miliardë lekë, edhe pse synimi i qeverisë është fuqizimi i tyre dhe rritja e prodhimit.

Etiketa: afatidhjetorfermeretKeshilli i Ministravetaksa

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Milani i dënuar për të fituar me Xhenoan, Pioli hedh në fushë këtë formacion

Milani i dënuar për të fituar me Xhenoan, Pioli hedh në fushë këtë formacion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com