GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nga PPE rezolutë për Belerin, Rama thotë se janë të painformuar

21:11 - 05/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga PPE rezolutë për Belerin, Rama thotë se janë të painformuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia vijon trysninë ndaj Shqipërisë për rastin e kryebashiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim, në pritje të gjykimit, nën akuzat për shitblerje votash. Partia NeaDemokratia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, e ka ngritur këtë çështje në asamblenë e Partive Popullore europiane (grupimi i forcave të djathta) ku është miratuar dhe një rezolutë mbi Shtetin ligjor në Shqipëri, e cila trajton rastin e Fredi Belerit. Sipas një postimi në rrjetin social X, Partitë popullore europiane i bëjnë “thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe të vijojnë procedurat për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur”.

Njoftimit i është kundërpërgjigjur, po në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama. Jo pa ironi, zoti Rama shkruan: “Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë”.

Kryeministri shjegon më tej se është i bindur se bëhet fjalë për mungesë informacioni, pasi në të kundërt sipas tij “do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër”. Zoti Rama vë në dukje më tej, se “këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE-ja dhe SHBA-të, dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA-të dhe BE-ja në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Kryeministri shqiptar shprehet i gatshëm që “nëse është e nevojshme, të sigurojmë udhëheqjen e lartë të PPE-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë”.

Autoritetet më të larta greke po kërkojnë me këmbëngulje që zotit Beleri, t’i jepet mundësia që të bëjë betimin, për të përmbyllur kështu të gjithë procesin e njohjes së tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, shoqëruar me kërcënimet për bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Madje dy javë më parë, kryeministri grek, shmangu haptazi një ftesë për zotin Rama në një darkë informale në Athinë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, të organizuar më rastin e përvjetorin të samitit të Selanikut në vitin 2003, i cili pati në fokus pikërisht zgjerimin me shtetet e rajonit.

Zoti Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Një arrestim të cilin Athina e konsideron si të motivuar politikisht duke kërkuar dhe lirimin e tij. Por kryeministri Rama e ka bërë të qartë se kjo është një çështje që i përket Drejtësisë dhe se ai nuk mund të pranojë asnjë ndërhyrje ndaj saj. “Asnjë lloj interference, ngado që të vijë mbi sistemin e drejtësisë, nuk do të gjejë, jo përkrahjen, por nuk do të gjejë as mirëkuptimin tonë. Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e sistemit të drejtësisë. Ne nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë”, deklaroi pak ditë më parë kreu i Qeverisë shqiptare. /Voa/

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Situatë tepër e rënduar nga zjarret në Greqi

Donte të digjte mbeturinat por zjarri i doli nga kontrolli, arrestohet 58-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com