GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Prodhimi i naftës së papërpunuar, 2 superfuqitë vendosën që…

22:21 - 05/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Prodhimi i naftës së papërpunuar, 2 superfuqitë vendosën që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arabia Saudite dhe Rusia deklaruan të martën se do të zgjasin deri në fund të 2023-it pakësimin e prodhimit të naftës së papërpunuar, pavarësisht përmirësimit të tregut dhe pritshmërive të analistëve për furnizim të kufizuar gjatë tre mujorit të katërt.

Menjëherë pas bërjes publik të lajmit, nafta u shtrenjtua ndjeshëm, nafta e papërpunuar në tregun Brent kapërceu në 90 dollarë/fuçia, për herë të parë që prej nëntorit, pavarësisht eksporteve të qëndrueshme të naftës iraniane dhe venezueliane, ndërsa në treg është krijuar bindja se Shtetet e Bashkuara nuk po vendosin sanksione aq të rrepta si në vitet e kaluara.

“Sauditët e sinjalizuan një gjë të tillë muajin e kaluar përmes një deklarate të gjatë, por lëvizja e sotme, i gjeti gjithsesi të papërgatitur një pjesë të aktorëve të tregut. Edhe një herë Princi Abdulaziz mbetet i vendosur të bëjë gjithçka për të arritur objektivat e tij”, thotë analistja Helim Croft nga banka e investimeve globale “RBC Capital Markets”, duke iu referuar ministrit saudit të Energjisë, Princit Abdulaziz bin Salman.

Vendimi është një goditje për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Reduktimi i furnizimeve nxit rritjen e çmimeve të karburanteve, dhe ai është në garë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen pas 14 muajsh.

Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur idenë se bota ka nevojë për çmime më të ulëta të naftës, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të parandaluar që presidenti rus Vladimir Putin të sigurojë më shumë të ardhura, për të financuar luftën në Ukrainë.

Presidenti Biden nuk arriti gjatë një vizite vitin e kaluar në Arabinë Saudite, udhëheqësja “de facto” e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+), të siguronte një rritje të prodhimit të naftës.

Përkundrazi, aleatët e OPEC +, të udhëhequr nga Rusia, njoftuan uljen e prodhimit në tetor dhe në mënyrë të papritur, shkurtime të tjera të furnizimit, në muajin prill.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët Perëndimorë i kanë bërë thirrje vendeve të OPEC + që të rrisin prodhimin për të siguruar kosto më të ulëta të energjisë dhe për të ndihmuar ekonominë botërore.

Prodhuesit e OPEC+ argumentojnë se veprimet e tyre synojnë të garantojnë qëndrueshmërinë e tregut.

Vendet anëtare të OPEC+ vlerësojnë se prodhimi me tepri i parave nga ana e bankave qendrore perëndimore në dekadën e fundit, ka ulur vlerën e produktit të tyre kryesor të eksportit, që përbën një pjesë të madhe të të ardhurave të këtyre vendeve.

Arabia Saudite do të shtrijë edhe në tre muajt e ardhshëm vendimin për pakësimin e prodhimit të naftës, në 1 milionë fuçi në ditë, deri në fund të dhjetorit të vitit 2023, tha agjencia shtetërore e lajmeve SPA të martën duke cituar një zyrtar të ministrisë së Energjisë.

Rusia vendosi të shtrijë deri në fund të vitit vendimin për pakësimin e eksporteve të naftës në 300,000 fuçi në ditë, tha zëvendës kryeministri Alexander Novak, në deklaratën e tij këtë të martë.

Vendimi i Rusisë për t’iu bashkuar Arabisë Saudite për të shtrirë kufizimin e livrimeve i lejon Kremlinit të mbledhë më shumë të ardhura ndërsa vazhdon luftën në Ukrainë dhe pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të kufizuar të ardhurat e Moskës duke vendosur çmime tavan ndaj naftës ruse. Shumica e naftës ruse po tregtohet mbi kufirin e çmimit./Tema

Etiketa: Arabia SauditenaftaRusia

Lajme të lidhura

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt
Breaking Views

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin
Breaking Views

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
Para
Skandal, trageti në Sarandë derdh mbeturina e ikën (VIDEO)

Skandal, trageti në Sarandë derdh mbeturina e ikën (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka...

Lexo më shumë
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25
(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

(VIDEO) Pamjet e aksionit, pezullohen 2 fabrikat e ferrokromit, gjobë 13 milionë lekë, 16 të arrestuar, 8 pronarët në kërkim

13:27 - 14/12/25
Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Berat–Lushnje: Mjeti përfundon në kanal, dy të plagosur

11:43 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com