GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas takimit me Putin, Erdogan: Perspektiva për arritjen e paqes është zero

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas takimit me Putin, Erdogan: Perspektiva për arritjen e paqes është zero
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u tha gazetarëve, gjatë kthimit nga Socchi, ku u takua me liderin rus, Vladimir Putin, se nuk sheh ndonjë perspektivë për arritjen e paqes në Ukrainë.

“Që nga dita e parë ne ishim për paqe, dialog dhe diplomaci. Ne bëmë përpjekje të mëdha për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Ne nuk e përkeqësuam problemin dhe nuk i hodhëm benzinë zjarrit. Ne u përpoqëm që të dy palët të takohen. Fatkeqësisht, lufta që po zgjat që një vjet e gjysmë ende po vazhdon. Nuk ka asnjë perspektivë për arritjen e paqes”, tha lideri turk.

Ai theksoi se Turqia do të përpiqet të kontribuojë sërish në procesin e shkëmbimit të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin e një ndërmjetësi në çështje të tilla si shkëmbimi i të burgosurve dhe situata me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias. Shpresojmë që kjo luftë, e cila dëmton fqinjët tanë dhe të gjithë rajonin, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur me arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Kujtojmë se Turqia, anëtare e NATO-s, përveç negociatave për paqen po përpiqet të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës së grurit të Detit të Zi. Moska u tërhoq në muajin korrik, duke i dhënë fund marrëveshjes për transportin e sigurt të grurit ukrainas.

Putin përsëriti të hënën se Rusia mund të kthehet në iniciativë, por vetëm nëse Perëndimi ndalon kufizimin e eksportit të produkteve bujqësore ruse në tregjet botërore.

Ndryshe, Erdogan do të marrë pjesë në samitin e G20 në Indi më 9-10 shtator përpara se të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York më 18-26 shtator.

 

 

Etiketa: Erdoganmot i paqendrueshemPutin

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 6 Shtator 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj...

Lexo më shumë
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26
Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

Parullat pikante: Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim

20:11 - 01/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

20:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com