GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

16 500 shqiptarë kërkuan azil 6 muajt e parë të vitit 2023

18:39 - 06/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
16 500 shqiptarë kërkuan azil 6 muajt e parë të vitit 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 16 500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, (EUAA), publikuar të mërkurën, në periudhën janar–qershor të vitit 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën 4 779 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, 3 602 prej të cilave për herë të parë.

Sipas agjencisë europiane për azilin, 3 444 aplikime të bëra dhe gjatë viteve të tjera janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa nga 4642 vendime të dhëna, shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë dhe nuk e kalon 1%.

Ndërsa sipas autoriteteve britanike në Angli u paraqitën nga shtetasit shqiptarë për 6 muajt e parë të këtij viti, 11790 aplikime për azil. Tendenca e aplikimeve për azil të shqiptarëve vijon të mbetet tejet e lartë krahasur jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Të dhënat e gjysmës së parë të këtij viti tregojnë për shifrat më të larta të aplikimeve për azil të shqiptarëve krahasuar me vitet e fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin në vitin 2022 në vendet e Bashkimit Europian u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020. Gjysma e parë e këtij viti ka dëshmuar një zhvendosje të madhe të kërkesave për azil të shqiptarëve nga Europa drejt Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave të autoriteteve britanike të emigracionit, shqiptarët në Angli radhiten të parët për nga kërkesat për azil për gjysmën e parë të këtij viti, duke ia kaluar kështu edhe shtetasve nga Afganistani.

Ndërkohë sipas Agjencisë Europiane për Azilin gjatë gjysmës së parë të 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën në total 519 000 aplikime për azil, me një rritje prej 28% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022.

“Bazuar në tendencat aktuale, aplikimet mund të kalojnë 1 milion deri në fund të 2023”, thotë raporti i Agjencisë.

“Shumë vende të Bashkimit Europian janë nën trysni për përpunimin e aplikacioneve dhe mbrojtjen e personave në nevojë, pasi numri i çështjeve në pritje të vendimeve është rritur me 34 % nga viti 2022”, thotë raporti.

Sipas Agjencisë, përveç kësaj, janë edhe rreth 4 milionë ukrainas që ikën nga pushtimi rus, që aktualisht përfitojnë nga Mbrojtja e Përkohshme.

Agjencia europiane për azilin thotë se këto tendenca paralele paraqesin sfida të rëndësishme për autoritetet e azilit dhe sistemet e e pritjes në Bashkimin Europian dhe deri në qershor të 2023, po ofronte ndihmë operacionale për 13 shtete anëtare.

Marrë nga VOA

Etiketa: BEKryesore1

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Arrestimi i Bajrit në Francë/ Ishte 2 javë nën vëzhgim, ku u kap…

Zbulohet detaji, Bajri kishte aplikuar për azil në Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com