GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall….

21:15 - 06/09/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, person në kërkim për vrasje dhe tentativë vrasje, një nga personazhet kyç të operacionit “Metamorfoza” është mbajtur nën vëzhgim për dy javë në Paris nga policia shqiptare dhe arrestimi i tij është bërë si pasojë e një “operacioni të përbashkët” me francezët.

Po t’i referohesh ministrit të Brendshëm, suksesi i takon oficerëve të përfshirë që meritojnë përgëzime “për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit. “Vetëm përpara”

Në këtë vend mund të ketë munguar guximi për t’u përballur me krimin dhe të vërtetën, por asnjëherë guximi për të gënjyer nuk ka arritur majat e komunikatave të policisë. Dhe nuk është hera e parë. Dhe nuk bëhet fjalë për gënjeshtra nga halli!

Nëse i referohesh njoftimeve këtu Bajri është kapur në lokal. Francezët thonë e kanë kapur në banesë. Sipas “policisë” këtu është kapur në Paris. Sipas policisë franceze është kapur në Strasburg. Sipas ministrti shqiptar Bajri është kapur nga “operacioni i përbashkët” ku kanë dhënë kontribut edhe oficerët tanë, sipas francezëve është kapur nga “brigada e personave në kërkim” të Strasburgut.

Madje francezët në njoftimin e tyre japin edhe mbiemrin që përdor tani i kërkuari: Brajoviç.

Policia jonë e kishte Bajrin këtu, nuk e gjeti dot. U iku. Por e paskan vëzhguar dhe lokalizuar në Francë! Dhe e arrestuan edhe falë “inteligjencës policore”.

Ministri është i ri në detyrë dhe duhet t’i thotë dikush (nëse ka mbetur ndonjë që nuk gënjen aty) se policia jonë nuk mund të bëjë operacion jashtë Shqipërisë, aq më tepër në një vend të BE-së, aq më tepër në Francë.

Operacionet e përbashkëta bëhen vetëm me miratimin e prokurorëve përkatës të dy vendeve.

Me këtë gënjeshtër të nxitur sa nga tradita aq edhe nga vrulli për të postuar “lajme pozitive” në facebook, mund të marrin në qafë policët shqiptare (që pretendojnë se kanë marrë pjesë në operacion). Prokurori francez ka të drejtë të kërkojë identitetin e tyre dhe t’i arrestojë për shkelje të sovranitetit juridik.

Nëse ky do të ishte një rast i vetëm mund të ‘justifikohej” me zellin e policisë për t’i dhënë lajme të mira ministrit të ri.

Për fat të keq, gënjeshtra në komunikimin e policisë me publikun është bërë ves. Dhe nuk po ndalem këtu te gënjeshtra që lidhen me krime të kryera nga policia në Shqipëri, por me disa raste ku implikojnë partnerët dhe përdorin edhe togëfjalëshin “inteligjencë policore”

Pesë ditë pas 1 Prillit të këtij viti policia në rastin e ndalimit të Elio Bitirit tha se është “operacion i përbashkët” madje guxoi t’i vinte emrin e qytetit ku u ndalua Leiden. E vërteta është se Bitri u arrestua nga polica hollandeze gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore.

Vjet në qershor, në rastin e ndalimit të Kasandër Nogës në Vienë, – person i kërkuar nga Belgjika u tha operacion shqiptaro-belgo-austriak dhe që Nogën e arrestuan belgët. Në fakt Noga u arrestua nga policia austriake, pas njoftimit të marrë nga policia belge.

Pyetja është çfarë fitojnë me këto gënjeshtra të trasha? Nëse mendojnë se fitojnë besimin virtual të torallakëve -patronazhist- militant dhe turli idiotësh në facebook që shkruajnë “mbrekulli, bravo, etj etj” janë në rregull. Por i kanë vënë vetes një pikëpyetje të madhe para partnerëve ndërkombëtarë. Për këta të fundit është e pa imagjinueshme të shesësh si të vërteta gjëra që nuk kanë ndodhur në realitet.

Nëse në dikastere të tjera ka fituar qytetarinë propaganda, inspektimet, gënjeshtat e vogla, tek Rendi nuk mund të gënjesh kaq trashë. Eshtë fyese.

Dhe pa ndëshkuar gënjeshtarët nuk do të ndreqet as imazhi i policisë dhe aq më pak puna e saj.

Kur gënjejnë edhe kur nuk kanë hall, imagjino ç’bëjnë kur i zë halli. Në fakt e kanë treguar.

 

Etiketa: analizaDervishiPolicia

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Para
Marina Vjollca nxjerr të tjera foto nga Afrika

Marina Vjollca nxjerr të tjera foto nga Afrika

Discussion about this post

TË FUNDIT

Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën
Botë

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26

Nxënës, por edhe persona të moshave më të rritura, po ekzekutohen në Korenë e Veriut për shkak se shikojnë serialin...

Lexo më shumë
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com