GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Inceneratori i Elbasanit dy vjet me humbje, pronë 100% e Stela Gugalljes

07:37 - 07/09/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Elbasanit dy vjet me humbje, pronë 100% e Stela Gugalljes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inceneratori i Elbasanit për trajtimin e mbetjeve urbane me djegie duhet të ishte transferuar 7 bashkive të Rajonit, ku aksioneri kryesor duhej të ishte bashkia Elbasan, por impianti nën sekuestro zyrtarisht është nën pronësisë e kompanisë “ALBTEK ENERGY” në pronësi 100 për qind të Stela Gugallja.

Sipas kontratës kocensionare pas përfundimit të investimit, objekti do të kalonte në pronësi të bashkive, të cilat do të digjnin mbetjet pa paguar tarifa.

Në respektim të kontratës objekti duhej të kalonte në pronësi publike (bashkive) që në fund të vitit 2021 kur impianti zyrtarisht kishte përfunduar, por pronësia aktualisht është zotërim të plotë nga Stelja Gugallja një person që është vënë në kërkim nga organet e drejtësisë pas një procesi të gjatë hetimor që gjeti abuzime të rënda me fondet publike gjatë zbatimit të kontratës.

Sipas të dhënave nga bilanci në vitin 2022 të ardhurat e inceneratorit të Elbasanit që është aktualisht nuk është në punë ishin 41 milionë lekë (rreth 400 mijë euro). Aktiviteti i impiantit ishte me rreth 86 milionë lekë humbje ose rreth 800 mijë euro.

Bilanci financiar i objektit është për të dytin vit me radhë me humbje, më 2021 me rreth 317 mln lekë (3 milionë euro) humbje dhe më 2022 me rreth 800 mijë euro humbje.

Aktualisht impianti i djegies së mbetjeve në Elbasan drejtohet nga Arjan Baci, administratori i emëruar nga shteti pas vënies së masës së sekuestros nga organet hetimore. Zoti Baci i cili është administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Arjan Baçi, është administrator edhe i inceneratorit të Tiranës.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) është krijuar për administrimin e pasurive të konfiskuara është në varësi të Ministrisë së Brendshme.

“Nga momenti i marrjes në administrim të pasurive të sekuestruara sipas akteve ligjore, deri në përfundim të procesit të gjykimit (pasuria kalon në pronësi të shtetit), administratori duhet ta mirëadministroje pasurinë duke ruajtur vlerën e saj dhe kur është e mundur ta shtojë këtë vlerë” thuhet në një nga funksionet zyrtare të AAPSK, mirëpo zyrtarisht pronësia e impiantit të Elbasanit është 100% në duart e Gugalles.

Për të gjithë periudhën e koncesionit inceneratori i i Elbasanit është financuar me rreth 3,4 miliardë lekë. Megjithë abuzimet që ka gjetur SPAK në zbatimin e kontratës, më ë rëndësishmja mbetet në faktin se impianti nuk punon dhe mbetjet në Elbasan vijojnë të ndotin ambientin dhe të digjen në gjendje të lirë./Monitor

Etiketa: humbjeincenerator

Lajme të lidhura

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat
Breaking Views

Historike, për herë të parë fluturime direkte Shqipëri–Kanada nga TIA përmes Air Transat

19:03 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Vendimi/ “TikTok” do të mbyllet në Shqipëri brenda javës
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

08:23 - 18/12/25
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 7 Shtator 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com