GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytjet në Evropë shkaktojnë 14 viktima, ja shtetet më të prekura

10:48 - 07/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytjet në Evropë shkaktojnë 14 viktima, ja shtetet më të prekura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në 14, pasi ekipet e shpëtimit në këto tri shtete të enjten zbuluan edhe shtatë trupa të tjerë të pajetë.

Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë vdekur të paktën pesë persona – tre prej tyre u gjetën më 7 shtator, pasi vërshimet morën me vete shtëpizat në të cilat ata apo qëndronin. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe një person që raportohet se është zhdukur në këtë kamping.

Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Stamboll, pasi u përmbytën qindra shtëpi dhe zyra në qytetin më të madh turk.

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në

Vërshimet kanë prekur mbi 1.750 shtëpi dhe biznese në qytet, tha zyra e guvernatorit të Stambollit.

https://www.instagram.com/reel/Cw4QF2HNIxA/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Në Greqi, si pasojë e vërshimeve kanë vdekur tre persona afër qytetit Volos dhe Karditsa, thanë autoritetet. Tre persona po ashtu konsiderohen të zhdukur.

https://twitter.com/AlexandrosNgu7/status/1699680355115057329?s=20

Autoritetet greke kanë ndaluar trafikun në Volos dhe në rajonin e afërt malor, Pilion, si dhe në ishullin Skiathos. Në këto tri lokalitete, banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Trafiku është ndaluar edhe në dy rajone në qendër të Greqisë, afër Volosit, teksa autoritetet kanë parashikuar se stuhitë do të vazhdojnë deri pasditen e së enjtes.

sxoinas-kakokairia

Në Bullgari, vërshimet kanë goditur pjesën jugore përgjatë brigjeve të Detit të Zi. Trupat e dy persona të zhdukur u gjetën në det të enjten, duke çuar në katër numrin e viktimave.

Për shkak të vërshimeve në qytetin Tsarevo autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente.

Dy të vdekur nga përmbytjet në Bullgari -

Shumica e lumenjve në jug të Bullgarisë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe disa ura janë shkatërruar, duke shkaktuar probleme serioze në trafik.

Ministrja bullgare e Turizmit, Zaritsa Dinkova tha se 4.000 persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në pjesën jugore të shtetit.

2 të vdekur nga përmbytjet në Bullgari, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Etiketa: BullgariGreqiKryesore1permbytjetTurqi

Lajme të lidhura

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)
Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)

09:45 - 30/01/26
Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t
Aktualitet

Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t

09:38 - 30/01/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

09:01 - 30/01/26
Para
Arrestimi i Belerit, DASH: Të zbatohet ligji në mënyrë të drejtë

“Përgjime të paligjshme”, Beleri paraqet dy rekurse në Gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)
Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)

09:45 - 30/01/26

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga u...

Lexo më shumë
Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t

Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t

09:38 - 30/01/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

09:01 - 30/01/26
Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

08:55 - 30/01/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

08:40 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com