GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Formacioni i mundshëm Çeki- Shqipëri, Silvinjo në dilema për…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Formacioni i mundshëm Çeki- Shqipëri, Silvinjo në dilema për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja u dha fund përgatitjeve në stadiumin “Fortuna Arena” me një seancë që zgjati pak më shumë se një orë në fushën ku sot në orën 20:45 do të luajë kundër Çekisë.

Trajneri Silvinjo ka provuar situata të ndryshme loje, por nuk ka dhënë asnjë indicie fikse për 11 titullarët, pasi pjesën më të madhe të taktikës e ka bërë në seancën e fundit në Tiranë.

Dje është konfirmuar mungesa e mesfushorit Qazim Laçi, i cili nuk udhëtoi me skuadrën drejt Pragës.

Për shkak të gjendjes gripale, lojtari ka qëndruar në Tiranë dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që do të luhet më 10 shtator.

Si për ironi të fatit, Laçi është i vetmi lojtar i grumbulluar nga Silvinjo që luan në kampionatin çek, pikërisht me Spartën e Pragës.

Ai e priste më shumë se kushdo këtë përballje, por nuk ishte e thënë të luante në stadiumin ku shpesh angazhohet me Spartën. Ndërkohë, sa u përket titullarëve kuqezi, dilema më e madhe e Silvinjos është mesfusha, pasi në pozicionet e tjera ka vendosur prej ditësh Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani janë në balotazh për një vend, teksa me skemën 4- 2-3-1, i sigurt në mesfushë është Ylber Ramadani.

Me kapitenin Etrit Berisha në portë, përpara tij do të rreshtohen Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.

Mirëpo, edhe Ivan Balliu është kandidat potencial për formacionin dhe nëse luan ai nga minuta e parë, Silvinjo pritet të spostojë Hysajn majtas, ndërsa qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe Adrian Ismajli.

Sa i përket mesfushës, përveç balotazhit Asllani-Gjasula dhe Ramadanit titullar, i treti lojtar që pritet në këtë repart nga minuta e parë është Nedim Bajrami.

Në krahët e sulmit do të luajnë Jasir Asani dhe Myrto Uzuni, por në garë për formacionin është edhe Taulant Seferi.

Në majën e sulmit kuqezi do të jetë si zakonisht Sokol Cikalleshi, i cili po kalon një formë të mirë.

 

Etiketa: celi shqiperiformacion

Lajme të lidhura

Kontrast i thellë yjesh! Shpërthimi i Ronaldos dhe lamtumira mes lotëve dhe duartrokitjeve për Messin
Sport

Kontrast i thellë yjesh! Shpërthimi i Ronaldos dhe lamtumira mes lotëve dhe duartrokitjeve për Messin

12:22 - 07/10/26
Kristjan Asllani në një “kalibër” me Michael Olise, mes më të mirëve në 11-she edhe Elseid Hysaj
Sport

Kristjan Asllani në një “kalibër” me Michael Olise, mes më të mirëve në 11-she edhe Elseid Hysaj

11:35 - 07/10/26
Duka: Nuk kemi presion, ndaj Anglisë luajmë për të kënaqur tifozët
Sport

Ditë e shënuar për kreun e futbollit shqiptar, FSHF uron Armand Dukën

10:55 - 07/10/26
Para
Pas sherrit me BMT-në, Stresi habit fansat: Kam nevojë për një psikologe

"Nata më speciale ndër vite", Stresi shfaqet në përqafim me një vajzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
Aktualitet

Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit

13:47 - 07/10/26

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 7 të Konventës në lidhje me dënimin penal për...

Lexo më shumë
Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

Shoqata e të zgjedhurve vendorë i drejtohet KE: Ndaloni ndryshimin e njëanshëm të kufijve të bashkive

13:43 - 07/10/26
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim

13:18 - 07/10/26
Tabaku: Qeveria e çoi industrinë fasone drejt falimentimit, paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Tabaku ngre alarmin për pasuritë e sekuestruara: Si garantohet që mos përfundojnë përsëri te njerëzit e krimit?

13:02 - 07/10/26
Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Çudit Uljan Shpataraku në gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri autostop

12:49 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com