GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shqipëria merr një pikë me vlerë në “finalen” e Pragës

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Shqipëria merr një pikë me vlerë në “finalen” e Pragës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka treguar karakter të fortë, duke marrë një pikë me shumë vlera, në garën kualifikuese për në Euro 2024.

Djemtë e Sylvinhos, arritën t’i bënin ballë “furisë çeke”, në shtëpinë e tyre, për më tepër duke rikuperuar disavantazhin e një goli, falë një perle të mesfushorit Nedim Bajrami.

Ky duel, ishte shumë i luftuar, me Çekinë që, ndryshe nga çfarë parashikohej, nuk pati një ndeshje të lehtë, ndaj miqve nga Ballkani.

Në pjesën e parë, kryefjala ishte mbrojtja, me të dy ekipet që u treguan shumë të sakta në prapavijë, duke mos lejuar që sulmet respektive të gjenin golin.

Me kalimin e kohës, kondicioni fizik i vendasve, bëri diferencën, me djemtë e Skuravit që krijuan shumë raste për gol, megjithatë nuk kishin precizionin e duhur për të gjetur golin.

Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi, me çekët që kërkuan golin më shumë se kundërshtari. Në minutën e 56’, pas golit të anulluar nga VAR, vendasit zhbllokuan shifrat falë Çernit, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes mike.

Ky rezultat u duk se e mbylli ndeshjen, me Shqipërinë që nuk po krijonte rrezikshëmri te porta çeke, por një perlë e Nedim Bajramit, në minutën e 66’, barazoi shifrat duke shtangur tifozët vendas.

Nga ky moment, “skemat u prishën”, me të dyja ekipet që filluan të sulmonin në kërkim të golit të dytë. Megjithatë, pas disa rasteve të mira të humbura nga të dy ekipet, ekipet u ndanë në “paqe”, duke marrë nga një pikë.

Çekia vazhdon të kryesojë në grupin E, me 8 pikë, e ndjekur nga ballkanasit me 7.

Ky ishte barazimi i parë, në historinë e përballjeve mes dy skuadrave.

Etiketa: Euro 2024Kryesore1

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
Dhjetë klubet me bilancin më të mirë në të ardhura nga shitjet

Dhjetë klubet me bilancin më të mirë në të ardhura nga shitjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com