GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tmerr në qendrën për të mitur, përdhunohet dhe mbytet 10-vjeçarja

10-vjeçarja është përdhunuar nga një 25-vjeçar dhe më pas është mbytur nga një 11-vjeçar

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tmerr në qendrën për të mitur, përdhunohet dhe mbytet 10-vjeçarja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rasti tronditës i përdhunimit dhe vrasjes së një vajze 10-vjeçare, e cila jetonte në një ambient për të mitur në periferi të qytetit bavarez Wunsindel, ka shkaktuar bujë në Gjermani.

Sipas Daily Mail, 25-vjeçari Daniel Troger akuzohet se ka hyrë në bujtinë me të miturit nga një dritare e hapur rreth orës 21:00 të datës 4 prill, duke përdhunuar Lenën e vogël (të cilën autoritetet e kishin hequr nga familja e saj për shkak të akuzave për abuzim) dhe më pas “piu birrë dhe shikonte pornografi” me një 11-vjeçar, gjithashtu i ftuar në objekt.

Ky djalë më vonë besohet se ka sulmuar 10-vjeçaren dhe e ka mbytur atë, ndërsa trupi i saj i pajetë është zbuluar 12 orë më vonë nga stafi i qendrës.

Streha e të miturve St Josef,ku strehohen 90 fëmijë, tashmë është në qendër të hetimeve nga autoritetet gjermane, të cilët identifikuan gjurmët e gishtave të 25-vjeçarit, baba i dy fëmijëve dhe 11-vjeçarit në vendin e krimit. 

Sipas njoftimit të autoriteteve, Troger është arrestuar dhe akuzuar për përdhunim të një të mituri, vjedhje dhe zjarrvënie.

“Njeriu i vetmuar” siç përshkruhet nga njerëzit që e njihnin, punonte si punonjës pastrimi në komunë dhe dyshohet se ishte përfshirë në një sërë vjedhjesh në kantieret e ndërtimit dhe vjedhjet e pajisjeve me vlerë disa mijëra euro.

troger

Sipas burimeve të gazetës britanike, 11-vjeçari që dyshohet se vrau vajzën e vogël pasi burri u largua, kishte një histori dhune. Për shkak të moshës së re, djali nuk do të ndiqet penalisht për aktin e tij dhe tashmë është transferuar në një institucion tjetër. Ju lutemi vini re se mosha e përgjegjësisë penale sipas ligjit gjerman është 14 vjeç.

“Si është e mundur që një njeri të hyjë në një strukturë që supozohet të jetë e sigurt? E gjithë ndërtesa duhet të mbyllet. Pse nuk kishte mbikëqyrje? Ku ishte stafi? Pse u zbulua trupi i Lenës mëngjesin tjetër? Të gjitha këto pyetje po shqyrtohen dhe kërkojnë përgjigje”, thotë një burim i gazetës së përfshirë në hetim.

Sipas të njëjtit burim, shërbimet kompetente që e vendosën 11-vjeçarin në strukturë kishin dijeni për të kaluarën e tij të dhunshme dhe pavarësisht gjithçkaje u vendos që ai të akomodohej me dhjetëra fëmijë të tjerë.

domi

Në një deklaratë dërguar Daily Mail, organizata katolike që menaxhon strukturën e Shën Jozefit shprehu “keqardhjen e saj të thellë” për incidentin, duke theksuar se familjet e prekura po marrin mbështetjen dhe ndihmën që u nevojitet. Gjithashtu, “një ekip i reagimit ndaj krizës ka marrë tashmë hapa për të ofruar mbështetjen e nevojshme për fëmijët dhe punonjësit e strukturës”, të cilët kanë përjetuar trauma të rënda emocionale. 

Ky ekip, sipas njoftimit, ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë muajve të fundit, me një nivel të lartë profesionalizmi, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në jetën e fëmijëve pritës.

Anëtarët e stafit në objekt nuk pranuan të flasin për gazetën në lidhje me incidentin. Një nga punëtorët shpjegoi se të gjithë janë ende në shok dhe po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. 

Autoritetet po mbajnë edhe heshtje, përveç një deklarate ku thuhet se 25-vjeçari gjerman ka rrëfyer aktin e tij gjatë marrjes në pyetje dhe nuk besohet deri më tani të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e 10-vjeçares nga 11-vjeçari.

Etiketa: Gjermanipërdhunohet dhe mbytet 10-vjeçarja

Lajme të lidhura

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes
Aktualitet

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Para
Me kallashnikov e municion në bagazhin e makinës, kapet 37-vjeçari

Me kallashnikov e municion në bagazhin e makinës, kapet 37-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Lexo më shumë
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş