GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Agolli u fal 5 MLD lekë Fushës dhe vëllait të komandantit të Gardës, denoncohet tenderi

10:51 - 08/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Agolli u fal 5 MLD lekë Fushës dhe vëllait të komandantit të Gardës, denoncohet tenderi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) Dritan Agolli shtron gostinë për 5 oligarkë duke u falur një super tender. FSHZH ka mbyllur më datë 1 shtator 2023 tenderin  me objekt  “Ndërhyrje në infrastrukturë rrugore Faza II”, me para që merren nga buxheti afatmesëm i shtetit 2023-2026. Ky është një projekt fantazmë pa shumë të dhëna konkrete, që do të zgjasë për dy vjet. Ndërkohë FSHZH u garanton që tani arkën plot me fonde oligarkëve, duke u dhënë mundësi të përfitojnë para edhe nga ky vit që jemi, kur kanë mbetur 3 muaj.

Sigurisht, duhej menduar një buxhet i lartë pasi në lojë janë përfshirë 5 oligarkët më të mëdhenj të tenderëve. Në dokument nuk përcaktohet se në cilat zona konkretisht do të bëhet ndërhyrje. Vetëm tregohet se do të bëhen gërmime dheu, arnime asfaltesh, rregullim i ndonjë shtylle korrenti apo tubacionesh. Këto janë punët e bashkive, që me të cilat po merret Agolli me nxitim, ndoshta i shqetësuar nga hetimet e SPAK-ut që kanë përfshirë edhe FSHZH-në.

E habitshme të shohësh se kanë marrë pjesë 24 kompani, por më datë 31 gusht 2023, Agolli me justifikime të ndryshme ka njoftuar përjashtimin nga gara për 19 firma.

Dhe ka lënë në garë vetëm 5 kompani që ishin paracaktuar si fituese.

Pra, këto firma nuk kanë garuar më mes tyre, por janë shpallur të gjitha fituese, çka tregon se në këtë tender kemi mungesë konkurrence.

 

 

Oferta më e shtrenjtë

Për këtë arsye Open Data Albania i ka dhënë  “Flamurin e Kuq”, ndërsa thekson që këta fitues kanë patur ofertat më të shtrenjta, duke shkelur atë pikë të ligjit që kërkon vlerësimin e ofertave më të lira.

Në dokument shohim se 5 kompanitë që përfitojnë në këtë tender janë  “A. N. K.”, “FUSHA”, “G.P.G. COMPANY” shpk, bashkimi i operatorëve “ALB TIEFBAU” dhe “ERAL CONSTRUCTION COMPANY”, si dhe bashkimi i operatorave“2 T” shpk &BE – IS” SH.P.K.

Dhe secila prej tyre ka patur ofertë shumë më të shtrenjtë se sa 15 kompani të tjera që u përjashtuan nga Dritan Agolli.

Konkretisht; “A. N. K.”  Kërkoi 361.176.985 lekë pa tvsh, firma  “G.P.G. COMPANY” 363.268.710 lekë pa tvsh. Ndërkohë  BOE “ALB TIEFBAU” & “ERAL CONSTRUCTION COMPANY” shpk, paraqitën ofertën me vlerë 367.187.225 lekë pa tvsh .

Firma e njohur për afera “FUSHA” shpk kërkoi 375.000.000 lekë pa tvsh . Dhe bashkimi i operatorëve “2 T” shpk & “BE – IS” SH.P.K paraqitën ofertën me vlerë 387.277.388,95 lekë pa tvsh.

Vlen të theksojmë se me këto kërkesa ata mund të ndikojnë që në vitet në vijim të shtohet fondi për këto projekt. Këtu tregohet se alarmi i Open Data Albania duhet të merret sa më shpejt në konsideratë nga KPP, Kontrolli i lartë i Shtetit apo SPAK.

 

5 oligarkët që përpinë fondin

Sikur e cekëm më lartë, ky tender është dhuruar tek 5 firma që drejtohen nga biznesmenë shumë pranë qeveritarëve.

Përmendim të parin Shkëlqim Fushën, i firmës Fusha SHPK. Ai njihet për tenderët në Unazën e  Madhe, tenderin për Piramidën, Teatrin dhe shumë afera të tjera të mëdha.

Kompania A. N. K. drejtohet nga Agim Kola. Ai zotëron edhe dy firma të tjera. Bëhet fjalë për RSM Company SH.P.K. dhe A. N. K. Shpk, përmes të cilave ka fituar shumë tenderë, të gjitha të mbushura me abuzime. A. N. K. Shpk njihet më së shumti për mega aferën që bëri me punimet ne aksin Milot-Balldren. Bëhet fjalë për koncesionin me vlerë 255 milionë euro.

P. G. COMPANY është në pronësi të Paqsor Buzit, i njohur për mashtrim dhe vjedhje fondesh.

Në vitin 2019, Buzi është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ai u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Këta të ashtuquajtur biznesmenë, u akuzuan në atë kohë se kishin krijuar një skemë me fatura fiktive shitje-blerjesh mes njëri-tjetrit me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.

Ndërsa pronari i firmës “2 T” shpk është Artan Sako, vëllai i komandantit të Gardës, Gramoz Sako.

 

Emri i tij është lakuar  në super projektet e ndërtimit, për infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtje. BE – IS SH.P.K është në pronësi të Hamza Islamajt, i cili është përfshirë në disa projekte korruptive edhe përtej kufijve me biznesmenin Gentjan Sula.

Tenderi Denoncohet

Duke u munduar të kënaqë këta oligarkë, Agolli ka lënë jashtë loje disa biznesmenë të tjerë të fuqishëm dhe njëri prej tyre nuk ka heshtur. Më datë 7 shtator 2023, bashkimi i operatorëve “Curri” SHPK & “SMO Union” kanë denoncuar në KPP Agollin për këtë tender. Ata hedhin poshtë justifikimet e tij se oferta e tyre nuk plotësonte kushtin për vërtetimin se ka kryer punë të tjera të ngjashme me vlera të tilla.

“Konkretisht në ankesë ngrihen pretendime mbi arsyen e skualifikimit si më poshtë vijon.

Bashkimi i operatoreve ekonomik “SMO Union” shp.k & “Curri” sh.p.k nuk plotëson Kriterin për kapacitetin teknik pika 2.3.1. te Kritereve te veçantë ne DT për objektin Ndërhyrje në infrastrukturë rrugore Faza II “ për sa i përket “Përvojës së suksesshme ne realizimin e punëve te ngjashme” a) Punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së për llogaritur të kontratës që prokurohet, të realizuar nga operatori ekonomik”, theksohet në dokument.

Sipas denoncuesve, Agolli as nuk i ka shqyrtuar ofertat e tjera por ka përzgjedhur firmat fituese sipas dëshirës. Na mbetet të shohim vendimin e KPP për këtë çështje: Nëse i jepet e drejta kompanisë “Curri” SHPK & “SMO Union”, atëherë lufta mes ujqërve të tenderëve do të nisë nga e para.

Lexo edhe: Shehi paralajmëron: Teuta s’është ajo e vitit të shkuar, fusha nuk…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDritan AgolliPaqsor buziSakoshkelim fushatender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
VIDEO/ Zgjedhjet në Kukës, Meta takohet me Berishën në selinë blu

VIDEO/ Zgjedhjet në Kukës, Meta takohet me Berishën në selinë blu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com