GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vota e emigrantëve, Diaspora propozon ndryshimet në Kodin Zgjedhor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e emigrantëve, Diaspora propozon ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” prezantoi sot paketën e saj të propozimeve lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku pika më e rëndësishme mbetet vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët deri më tani mund të ushtrojnë këtë të drejtë vetëm nëse ditën e zgjedhjeve ndodhen në Shqipëri.

Në një tryezë, ku merrnin pjesë përfaqësues të KQZ-së, OSBE-së, Avokatit të Popullit dhe institucione e organizata të tjera rëndësishme, përfaqësuesi i “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” Florjan Haçkaj tha se Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar dhe i ka dhënë kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023.

Ai theksoi se çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese.

“Pengesat kanë qenë ato të partive politike. Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar. i dha kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023. Kanë ngelur vetëm 122 ditë sot që flasim për të mos kaluar në antikushtetueshmëri. Çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese. Ne jemi mësuar që politika të bëjë ç’të dojë, por ne jemi të bindur për ta çuar përpara, ndaj jemi këtu sot për të mos ua lënë në dorë”, tha Haçkaj.

Sipas tij, drafti i përgatitur nga ekspertët, sjell risi, shtesa nenesh apo nene të reja.

“Ne sot vijmë me një projektligj të plotë të bërë nga ekspertët tanë, më të mirë dhe duam që ta parashtrojmë dhe ta prezantojmë te 140 deputetët, OSBE, KQZ, Presidenti, Avokati i Popullit, Këshilli i Ministrave, pra që kjo të ketë shkuar në çdo institucion të rëndësishëm në vend. Ka një vendim gjykatë dhe ne jemi grupi i interesit që e përfaqësojmë dhe duhet ta realizojmë. Është një proces i gjatë, por koha është e shkurtër. Pas këtij takimi do ta dorëzojmë në parlament, në tryezën e reformës zgjedhore.

Kemi sjellë një risi, shtesa në nenet ekzistuese, nene shtesë dhe një krye shtesë që është kreu 10. Nuk është diçka e shkruar në gur, i ftojmë të tjerët për dialog. Zgjedhjet do quheshin nul nëse nuk do kishin votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Haçkaj.

Etiketa: DiasporaEmigrantëvota

Lajme të lidhura

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve
Lajme

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Para
Klopp me superlativa për Bajramin: Sapo shënoi ndoshta golin e vitit

Klopp me superlativa për Bajramin: Sapo shënoi ndoshta golin e vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës...

Lexo më shumë
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com