GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Po sikur Trump të përfundojë si Kennedy?

16:12 - 08/09/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Po sikur Trump të përfundojë si Kennedy?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Cretan Archer

Në intervistën e fundit që Donald Trump i dha ish-prezantuesit më të ndjekur të rrjetit televiziv Fox, Tucker Carlson, ai e pyeti nëse kishte frikë se dikush mund të mendonte ta vriste atë. Përgjigja ishte: nuk e përjashtoj.

Në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, ka pasur shumë precedentë të njohur që kanë ndikuar në historinë moderne. Më 28 gusht 1963 Martin Luther king lëshoi mesazhin e tij tashmë të njohur në mbarë botën ‘Unë kam një ëndërr’. I njëjti udhëheqës i të drejtave të amerikanëve me ngjyrë u vra me 4 prill 1968. Kjo përbën vetëm një nga ato vrasje politike që kanë shënuar historinë e demokracisë në botë.

Si mund t’i harrojmë vrasjet e vëllëzërve Kennedy apo përpjekjet për të ‘hequr qafe’ Presidentin Regan, apo mikun e tij Papa Gjon Pali i Dytë?

Në mesdheun lindor, vrasja e liderit izraelit Yitzhak Rabin në mbrëmjen e 4 nëntorit 1995 në fund të një mitingu politik në mbështetje të marrëveshjes së Oslo-s për paqen midis shtetit të Izraelit dhe PLO të udhëhequr nga Arafat, apo edhe vrasjen me 6 tetor 1981 të presidentit të atëhershëm egjiptian Muhamed Anwar al Sadat, ndërkohë që merrte pjesë në një paradë ushtarake. India, demokracia më e madhe në botë për nga popullësia, gjithashtu ka një histori të gjatë vrasjesh politike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1947.

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi dëshmitarë të përplasjes midis Presidentit Biden dhe ish-presidentit Trump i cili nuk e ka pranuar kurrë fitoren e kundërshtarit të tij politik në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Edhe sot Trump deklaron çdo ditë se rezultati i atyre zgjedhjeve u shtrëmbërua përmes mashtrimit elektoral. Për këtë pretendim, Trump akuzohet, arrestohet për t’u liruar me kusht në shtetin e Xhorxhias, një nga katër çështjet penale të hapura kundër tij.

Ka nga ata që besojnë se çështje të tjera panale do të hapen në të ardhmen. Në çëshjten penale në Xhorxhia seanca e parë është caktuar me datën 4 mars 2024, në mes të fushatës së primareve për zgjedhjet presidenciale ku Trump deri më sot, renditet i pari me diferencë kundrejt kandidatëve të tjerë republikanë.

Robert Kenney u qëllua dhe u vra gjatë fushatës së tij për tu zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me synimin midis të tjerave, për të zbardhur edhe vrasjen e vëllait të tij president. i biri i tij, Robert F. Kennedy Jr. sot është kandidat i vetshpallur i Partisë Demokratike, i cili e ka shpallur publikisht synimin për të deklasifikuar dokumentat sekrete për të dyja vrasjet. Një premtim të tille e bëri edhe Presidenti Trump vetëm pak ditë më parë.

Është e qartë se nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, do të përdorte të gjithë fuqinë e asaj zyre për të demonstruar mashtrimin që ai beson se ka ndodhur në 2020. Në fund të fundit sot ka një komision hetimor në Kongresin amerikan për këtë çështje, i cili udhëhiqet nga njëri prej njerzëve më të afërt të presidentit Trump.

Të gjitha këto vrasje politike kanë bërë që opinion publik botëror të dyshojë se kushdo lider që është munduar t’i mbrojë, është larguar.

Shtetet e Bashkuara të sotme shfaqen me tensione të dukshme sociale. Çfarë do të ndodhte nësë Trump do të vritej para zgjedhjeve të 2024? Kë do të fajësonte opinoni publik përveç atyre që kanë për detyre të garantojnë sigurinë e tyre dhe ligjshmërinë e votës? Ky skenar mund të dukej konspirativ deri në momentin kur Trump u pyet dhe u përgjigj publikisht.

Etiketa: Cretan ArcherOpinion

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Spanja e la jashtë listës për Kupën e Botës, mbrojtësi Bellerin justifikohet: Kam dy ndjesi, keqardhje dhe lumturi

Legjenda spanjolle mund të rikthehet në kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat
Breaking Views

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të mbajë foltoren e radhës në Berat, ditën e mërkurë. Dega e PD në...

Lexo më shumë
Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

23:17 - 17/02/26
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

22:57 - 17/02/26
“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

22:21 - 17/02/26
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com