GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Një njeri i vetëm s’duhet të ketë kurrë kaq shumë pushtet

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Një njeri i vetëm s’duhet të ketë kurrë kaq shumë pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Harrojeni pasurinë e tij, shkruan Ronan Farrow në The New Yorker. Eshtë pushteti i pakufi që Elon Musk ka sot, që duhet të na trondisë. Kompania e raketave në pronësi të miliarderit, SpaceX është aktualisht i vetmi mjet me të cilin NASA mund të çojë astronautë në hapësirë, nga SHBA.

Një tjetër sipërmarrje e tij, Tesla, kontrollon rrjetin më të madh kombëtar të stacioneve të karikimit të makinave elektrike. Ndërkohë, shërbimi i tij i internetit satelitor, Starlink, është mjeti kryesor i komunikimit në fushëbetejën e Ukrainës.

Zyrtarëve të Pentagonit iu desh t’i luten Elon Musk-ut vjeshtën e kaluar, pasi disa njësi ukrainase humbën aksesin në atë sistem.

Musk kishte kërkuar më herët që SHBA të paguante për shërbimin me ulje çmimi që ai po i jepte Ukrainës, dhe kishte filluar të shtynte për një plan paqeje prorus, me sa duket i ëndërruar pas bisedimeve kokë më kokë me Vladimir Putinin.

Tashmë SHBA ka firmosur një marrëveshje për Starlink, por zyrtarët e Pentagonit mbeten të sikletosur dhe të shqetësuar nga varësia e krijuar prej Elon Musk. “Jemi në dorë të humorit të tij, dhe kjo ta shpif”, tha një prej tyre.

Sjellja me ulje-ngritje e Musk e bën pushtetin e tij edhe më alarmues, shkruante Peter Csathy në The Wrap. Shikoni përpjekjet e tij dështake për të ribërë X, që më parë njihej si Twitter.

Që kur e bleu platformën vitin e kaluar, ai është armiqësuar me kompanitë e reklamave dhe përdoruesit, duke lejuar lulëzimin e gjuhës së urrejtjes si dhe duke dëbuar pjesëtarë të stafit që mirëmbanin infrastrukturën kritike.

Për momentin, Uashingtoni nuk ka ku përplaset tjetër, shkruante Tim Fernholz në The Quartz. Ka shpenzuar miliarda në përpjekje për të ndërtuar Boieing dhe Blue Origin si alternativa private ndaj SpaceX, por ato nuk kanë dhënë produkt.

Kompanitë e Musk ofrojnë vlerë për NASA dhe Pentagonin, dhe ai nga ana e tij, mbështetet tek financimet shtetërore.

Ishte një goditje fati e pabesueshme për Elon Musk, që nevojat e Ukrainës u shfaqën pikërisht atëherë kur Starlink ishte në kërkim të dëshpëruar për tregje. Por kjo ndërvarësi nuk është e shëndetshme. Duhet të ndreqet, shkruante The Washington Post.

Gjasat janë që Ukraina të mos jetë aleati i fundit i SHBA që ka nevojë për internetin e shpejtë satelitor që ofron Starlink. Nëse Pekini do të shkëpuste kabllot nënujore të Taivanit, a do të mund të vareshin nga Musk, kur e dinë që “Tesla është e varur prej aftësisë së saj për të prodhuar makina në Kinë?”

Fatmirësisht, Pentagoni ka lançuar një skemë 1.5 miliardë dollarëshe për të lëshuar 72 satelitë të vegjël në orbitën e ulët. Nuk është një numër i madh, Musk ka 4500. Por duhet të mjaftojë për të siguruar që “Starlink nuk është i vetmi opsion që ka bota”. Nuk duhet kurrë më që një njeri i vetëm të ketë kaq shumë kontroll./bota.al

Etiketa: Elon Muskpushtet

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Ditën e sotme dielli favorizon ndjenjat, ja çfarë thotë horoskopi, 28 maj 2023

Anët më të errëta të shenjave të horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku...

Lexo më shumë
Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpëjtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com