GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Open Balkan u ideua në zyrat e Vuçiç”, Shehu akuza të ashpra ndaj Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Open Balkan u ideua në zyrat e Vuçiç”, Shehu akuza të ashpra ndaj Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur në Kuvend interpelanca që ka thirrur deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, me kryeministrin Edi Rama sa i takon procesin të “Open Balkan”.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehu hodhi akuza ndaj Ramës, se ky proces është duke realizuar ëndrrën e kahershme të Vuçiç për Serbinë e madhe, përmes idesë së tij për të shkëmbyer territoret e Kosovës.

“Jam dakord se kjo iniciativë nuk u bë brenda zyrave të PS apo në Ministrinë e Jashtme. Ajo nuk u përgatit as me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. U ndërtua mbi bazë nacionalizmi, me vizionin gjeopolitik të Serbisë, në zyrat e Vuçiç. Në fakt është e montuar si një ngrehinë e përbashkët me ide serbe. Kemi të bëjmë me një mbivendosje të të dy projekteve, atë të Serbisë së Madhe mbi një Jugosllavi të re. Ju zoti kryeministër u bëtë mbështetës i kësaj nisme. Koha i dha asaj një ngjyre të rrezikshme, jo vetëm për Prishtinën, por me hapjen e historisë me ‘tretjen’ e Kosovës. Ju zoti kryeministër u përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe jo të realizueshëm. U përfshirë në një nismë me një Kosovë të pabarabartë. Aq shumë u involvuat ju në këtë projekt së bashku me Vuçiç, ku ju u shpërblyet me duartrokitje në parlamentin e Serbisë. Por me siguri nuk do të ndodhte e njëjta gjë në Kuvendin e Kosovës, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe ndoshta as në Kuvendin e Maqedonisë pas dorëheqjes së Zaev”, tha Shehu.

Sipas Shehut, kjo nisëm është një dështim gjë që sipas e tij u vërtetua kur partia e Zoran Zaev humbi zgjedhjet lokale. Ky i fundit, ishte gjithashtu iniciator i “Open Balkan”.

“Kjo nismë është një dështim, pasi e patë rezultatin që dhanë zgjedhjet në Maqedoni, madje u braktise dhe nga Vuçiç, i cili shkoi në Rusi dhe ju la vetëm ju në konferencë. Shkoi atje për të marrë garancitë e Rusisë dhe Kinës për përplasjen me Kosovën”, u shpreh Shehu.

Etiketa: RamaShehu

Lajme të lidhura

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Para
Tha se ndjehej i kërcënuar, Australia i kundërpërgjigjet Djokovic

Tha se ndjehej i kërcënuar, Australia i kundërpërgjigjet Djokovic

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26

Sali Berisha, kreu i PD-së, u shpreh se forca politike që drejton mbështet fuqishëm investimet e huaja, ndërsa dënoi dhunën...

Lexo më shumë
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş