GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘Dokumenti që nuk duhet të ekzistonte’, Ronaldo do merret në pyetje

10:51 - 02/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Transferimi dhe pagat e Ronaldos, Guardia Di Finanza thellon hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori Publik i Torinos mund të marrë në pyetje Cristiano Ronaldon si pjesë e hetimit për kontabilitet të rremë që përfshin Juventusin.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Fabio Paratici dhe drejtorë të tjerë aktualë dhe ish-drejtorë të Juventusit janë nën hetim për parregullsi të supozuara në kapitalet e klubit.

Disi është i përfshirë edhe ish-ylli i ‘Bardhezinjëve’, Cristiano Ronaldo, edhe pse nuk është në mesin e të hetuarve.

Zyra e Prokurorit Publik të Torinos po shqyrton një çështje në lidhje me CR7 dhe një marrëveshje ‘sekret’ me ‘Zonjën e Vjetër’.

Sipas raportimeve të shumta në Itali, ka përgjime telefonike ku drejtorët e Juventusit flasin për një ‘dokument të famshëm që teorikisht nuk duhet të kishte ekzistuar’, por hetuesit nuk e kanë gjetur ende dokumentin dhe drejtorët e Juventusit të pyetur nga prokurori thuhet se nuk kanë shpjeguar natyrën. të marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez ishte ndër lojtarët që hoqën dorë nga pagat në mars, prill dhe qershor 2020 për të ndihmuar klubin gjatë pikut të pandemisë COVID, por në rast të rifillimit të aktivitetit, ata do të kishin diskutuar për integrimin e shpërblimin në vitin pasardhës.

Megjithatë, marrëveshja mund të ketë të bëjë edhe me pagesën e shkëputjes së Ronaldos nga Juventusi kur asi portugez u kthye në Manchester United gjatë verës.

Prokurori Publik i Torinos dëshiron të ketë një ide të qartë për marrëveshjen sepse nuk është publikuar apo komunikuar tek autoritetet kompetente. Prandaj, Cristiano Ronaldo mund të merret në pyetje gjatë javëve në vijim për të dhënë një pamje të qartë të situatës./K.T/Gijotina.com

Etiketa: dokumentpyetjeRonaldosekret

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, dy të mitur dëshmojnë kundër Rrajës

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, dy të mitur dëshmojnë kundër Rrajës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com