GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Vlorë, detajet e plota. Dyshime se ka pasur shkëmbim zjarri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Vlorë, detajet e plota. Dyshime se ka pasur shkëmbim zjarri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës ende nuk ka ndonjë person të ndalur lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në këtë qytet, ku viktimë mbeti 41-vjeçari me dy identitet Leartiad Lekaj alias Laert Keka.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, nga ku shpreson të identifikojë autorët e krimit, ndërsa dyshimet janë se ato janë vrasës me pagesë. Gjithashtu dyshime janë ngritur mbi automjetin audi A6, i përdorur nga vrasësit, i cili u gjet i shkrumbuar 25-30 minuta pas ngjarjes, se është përdorur kohë më parë në një tjetër krim në veri të vendit.

Në komisariatin e policisë së Vlorës, sipas raportimeve, kanë dhënë dëshmi 30 persona, kryesisht familjarë, shok e miq të viktimës, të cilët janë pyetur nëse 41-vjeçari ka pasur ose jo konflikte, kërcënime apo ishte i përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme.

Policia gjithashtu ka mbledhur dëshmi nga persona, që në momentin e atentatit ndaj 41-vjeçarit, ndodheshin në vendin e ngjarjes në mënyrë rastësore.

Ndërkohë që nga dëshmitë e të afërmve është mësuar se viktima nuk ka pasur konflikte të viteve të fundit, ndërsa 41-vjeçari është hetuar dhe gjykuar për një ngjarje të ndodhur 23 vite më parë, ku gjatë një grabitjeje, mbeti i vrarë një person.

Gjithsesi policia po heton në disa pista, përveç asaj të hasmërisë, sikundër është raportuar.

Nga të dhënat e raportuara deri në tani, dyshohet se në krim kanë marrë pjesë dy persona, njëri në rolin e drejtuesit të mjetit dhe tjetri në atë të ekzekutorit.

Në drejtim të viktimës është qëlluar kur ai ka qënë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes dy lloj gëzhojash: pistolete dhe kallashnikovi.

Kjo ka ngritur dyshimet se viktima mund të jetë kundërpërgjigjur me armë ndaj autorit që ka qëlluar me breshëri automatike. Sipas raportimeve në trupin e viktimës janë gjetur të paktën 6 plumba, një prej të cilëve në kokë, që duket se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Autorëve i është dashur një kohë nga 12 deri në 15 minuta për tu larguar, ndërsa automjetin e përdorur në krim, dyshohet se i kanë vënë flakën në aksin Kotë-Sevaster.

Etiketa: detajeKryesore1VloreVrasja

Lajme të lidhura

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Para
Fotografia e saj ishte në stadium, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë

Fotografia e saj ishte në stadium, reagon Rita Ora: Të dua Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com