GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dalin pamjet e vrasjes së 41 vjeçarit, autorët qëllojnë dhe më pas … (VIDEO)

14:15 - 10/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin pamjet e vrasjes së 41 vjeçarit, autorët qëllojnë dhe më pas … (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publikohen pamjet nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Kekaj.

Nga pamjet e publikuara nga OraNeës shihet se si nga makina Audi A6 qëllohet, tre persona ikin me vrap, ndërsa viktima shfaqet i fundit.

Referuar pamjeve, automjeti ikën dhe kthehet mbrapsht me “indietro” dhe e riqëllojnë nga brenda makinës 4 herë në kokë.

Dyshohet se fillimisht plumbat e kanë prekur viktimën në këmbë, ndërsa ai rrëzohet.

Autorët kanë qëlluar me breshëri, ndërsa gjurmë plumbash janë gjetur në muret e banesave përreth, madje edhe në ballkonin e një apartamenti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë.

Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur për krim është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë.

“Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur”, sqaroi policia në njoftimin zyrtar.

Autorëve i janë dashur vetëm 12 minuta për tu larguar nga vendi i krimit te vendi ku u gjet automjeti i djegur në aksin Kote-Sevaster.

Ndërkaq, një kallashnikov është gjetur në pjesën e pasme të makinës ngjyrë e errët me targa italiane të vjedhura, çka ngre dyshimet se viktima Leartid Keka është qëlluar me dy armë të ndryshme.

Kjo pasi në trup nga ekspertiza i janë gjetur plagë nga 2 armë të ndryshme. Dyshohet të jetë përdorur një armë tip pistoletë dhe një armë automatike. Nga ekspertiza mësohet se ka mbi 6 plumba në trup dhe kokë.

Nga policia konfirmohet se kamerat e vendosura në akset rrugore kanë filmuar mjetin.

Kamerat nga bizneset, por edhe ato në rrugë mendohet se mund të ndihmojnë policinë edhe për identifikimin e autorëve.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar 10 persona në komisariatin e Vlorës, ndërsa ka marrë në pyetje 30 persona.

Kryesisht personat e marrë në pyetje janë familjarë, shokë të viktimës apo të njohur të tij, të cilët janë për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme.

Nga ana tjetër, mësohet se rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qënë kryesisht dëshmitar okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë.
Sipas tyre makina “Audi A6” me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin.

Laert Keka ka ndërruar jetë në momentin kur qitësi ka dalë nga makina dhe e ka goditur për herën e fundit dyshohet në kokë.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm, por nuk jep më tepër detaje.

https://www.cdnimpuls.com/video/64fdadbe451e3.mp4
Etiketa: Kryesore1PamjetVloreVrasja

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Masakrohet me thikë një i ri në Bulqizë, në gjendje të rëndë

Makina përplas këmbësorin e moshuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com