GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Albi tregon tragjedinë e jetës: Pasi dola nga jetimorja…

16:58 - 11/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Albi tregon tragjedinë e jetës: Pasi dola nga jetimorja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I riu, Albi ka rrëfyer detaje tronditëse nga tragjeditë që kanë prekur famlijen e tij. Pak ditë më parë e motra e tij, me të cilën u rrit në jetimoren e Durrësit, akuzoi babain e tyre për përdhunim pasi shkoi të jetojë me të.

Por, dy tragjedi kanë prekur familjen e tij kur Albi ishte fëmijë. I vëllai ishte 1 muajsh kur vdiq nga keq ushqyerja dhe 1 vit pas kësaj ngjarje tronditëse, vëllai tjetër dhe motra 6 miajshe pinë ilaçet e mamasë, duke ndërruar jetë brenda 1 dite.

I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, ai tregoi se pas kësaj ngjarje, së bashku me Silvanën i dërguan në jetimore në Durrës dhe u shkëputëng nga familja e tyre ku jetonin në varfëri ekstreme, ndërsa prindërit e tij u divorcuan.

Babai u martua me gruan e 5-të, ndërsa e ëma krijoi familje me një burrë tjetër me të cilin kishte 2 fëmijë, por kur bashkëshorti i dytë i vdiq, familjarët e tij e përzunë dhe ajo u kthye të jetojë tek e ëma.

Albi tregoi se pas daljes nga jetimorja shkoi të takojë nënën e tij tek gjyshja, por ajo nuk e njohu dhe sipas tij fliste me vete duke përmendur emrat e fëmijëve të cilët kishin humbur jetën.

“Para se të ndaheshin babai dhe mami erdhën në jetimore. Mami erdhi vetëm 1 herë. Babi është martuar 5 herë. Gratë iu janë larguar për shkak të kushteve, jetonim në një shtëpi ku s’kishim as tualet. Ishte me dy dhoma, me baltë e kallama. Shtëpia është akoma por e pabanueshme.

Nëna rikthehet tek familja e saj e rimartojnë edhe njëherë dhe bëri 2 fëmijë, burri i saj i dytë ndërroi jetë. Pasi bashkëshorti vdiq, mamanë e përzunë nga fshati dhe u rikthye tek gjyshja.

Kam një vëlla dhe një motër tjetër, nëse s’gaboj. Për mua s’ka problem nëse duan të flasin, nëse duan të më takojnë. Dua t’i kërkoj por varet a i lejojnë njerëzit e ish burrit të nënës.

Kur e takova “mama më njeh mua”, i thashë 4 herë. më tha “jo”, iu prezantova kush jam. Jam Albi dhe ke një vajzë, Silvana, Por nuk më njohu. Ndërsa gjyshja më ngatërroi me kushëririn.

Ndërkohë mami fliste me vete dhe përmendte emrat e fëmijëve që kanë vdekur.

Nëna nuk e dinte që e kam takuar nënën sepse ishte akoma në Durrës. Do iki të takohem me motrën dhe nëse ajo do, do shkojmë të takojmë nënën”, tha Albi.

Etiketa: albi

Lajme të lidhura

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh
Aktualitet

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

14:45 - 30/01/26
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

14:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Aktualitet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Para
Lufta “ka zbrazur” Rusinë, mungon fuqia punëtore

Lufta “ka zbrazur” Rusinë, mungon fuqia punëtore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh
Aktualitet

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

14:45 - 30/01/26

Një 65-vjeçar i identifikuar si Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e një...

Lexo më shumë
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

14:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

14:04 - 30/01/26
3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

13:51 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com