GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha e akuzon për video me Bajrat, Spiropali humb qetësinë: O Sali…

17:26 - 11/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasje me Berishën në Kuvend, Spiropali nuk “i ndahet” Skënderbeut, ja replika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali janë përfshirë sot në akuza të ndërsjellëta në distancë, ndërsa Kuvendi miratoi ndryshimet në Qeveri duke miratuar dekretet e Presidentit.

Në mbyllje të seancës plenare, Berisha tha se Edi Rama kishte projektuar Elisa Spiropalin si ministre të Jashtme, por në momentet e fundit ka dalë një video që ka detyruar Ramën që ta anulojë emërimin e saj.

Berisha thotë se në këtë video shfaqet Spiropali duke bërë mbledhje me anëtarë të grupit Bajri, Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të bandave të Shkodrës.

“Kjo seancë ishte tipike me një sesion që mund të zhvillohet në shpellat apo bodrumet e mafies. Shëmbëllente me një takim të mafiozëve në të gjitha aspektet. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin.

Largohet Xhaçka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk ka lënë gjobë pa vjedhur me klanin e saj.

Ajo zëvendësohet me një diplomat, i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Përgatitjet për të zënë vendin e ministrit të jashtëm i kishte bërë Spiropali.

Por një video që doli në fundit ku Spiropali bënte mbledhje me Bajrajt dhe Gjokën dhe bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës, detyroi Ramën të anulonte. Sa të më bjerë në dorë ajo video do ta bëjë publike”, deklaroi Berisha.

Por Elisa Spiropali, përmes një postimi, i është përgjigjur Berishës me një seri fyerjesh. Duket se Spiropali ka humbur qetësinë, edhe pse sa herë që replikon me ish-Kryeministrin përdor një gjuhë, që duket se ka për qëllim të gëzojë “Skënderbeun” e saj, i cili shfaqet si një lider global, larg sherrnajës politike shqiptare.

“O Sali, sa herë që ti leh më kujtohet ajo shprehje e Popullit për ata që kur janë me një këmbë në varr, ndotin në derën e xhamisë.

Të kuptoj o Sali. Ta kuptoj mirë hallin që ke.

S’është kollaj me të dalë e liga me Shkodrën që në 33 vite e ke bërë të vuajë një mijë të zeza.

Shkodra është kocka që të ka mbetur në fyt, dhe nuk e kalon dot poshtë as me kockat që të hedhin si shpërblim.

Prandaj bërtet e çirresh si lugat. Të largosh frikën tënde. Por e ke kot.

O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh.

Se çfarë ministre do jem unë, atë nuk e ke në dorë ti o Sali.

Unë, o Sali, do vazhdoj të jem ajo që jam. Ajo që të vjen hakut ty.

Ka ikur koha jote.

Ti o Sali, s’bën dot më Gërdec tjetër, të tjera vrasje në bulevard, a të tjera të zeza që mund të dalin vetëm nga mendja jote e çkurdisur pa kthim, nga truri yt i sëmurë pa shërim.

Dëgjo o Sali, më zuri ky taksirat mua. Nuk do të të ndahem asnjë çast derisa të t’i nxjerr sheshit të gjitha të palarat dhe djallëzitë.

Selam o Sali! Në seancën e radhës. Jo të Foltores tënde. Të Foltores time. Ku nuk do të lë kusur pa të marrë, huq pa ta goditur, gënjeshtër pa ta nxjerrë në shesh”, shkruan Spiropali në reagimin e saj.

Etiketa: berishaKryesore1ReplikaSpiropali

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
“Ku është kapiteni?”/ Tifozët polakë të tërbuar me Levandovskin

Tifozja polake harron humbjen, shijon plazhet shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com