GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Jo vetëm gruaja e Evans, ja kush është Alba Baptista

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo vetëm gruaja e Evans, ja kush është Alba Baptista
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chris Evans, aktori i njohur për intepretimet e tij në “Celulari”, “Kapiten Amerika”, “Mbretërit e Rrugës” etj., tani është martuar. Thuhet se ai u martua në fshehtësi me të dashurën e tij, Alba Baptista në fundjavë.

Sipas Page Six, aktori dhe tashmë gruaja e tij organizuan një ceremoni private të shtunën, më 9 shtator, në shtëpinë e tyre në Boston, Massachusetts.

Lajmi erdhi si befasi për shumë nga fansat e Evans. Megjithatë, në rrethin e ngushtë të aktorit, do të ishte vetëm çështje kohe që çifti të zyrtarizonte lidhjen e tyre në këtë mënyrë.

Për të hyrë në ceremoni, të ftuarit duhej të linin celularët e tyre dhe çdo pajisje tjetër që mund të regjistronte audio ose video ose të fotografonte pas, për të siguruar privatësinë e ceremonisë.

CHRIS EVANS AND ALBA BAPTISTA MARRIAGE ANNOUNCEMENT WE WONNNN pic.twitter.com/FHTMJNLR0o

— karolina (@arigcevans) September 10, 2023

Raporti shton se në mesin e listës së të ftuarve në ceremoninë e supozuar ishin disa nga yjet e Avengers të Evans, duke përfshirë Robert Downey Jr, Jeremy Renner dhe Chris Hemsëorth.

Aktori 42-vjeçar amerikan dhe aktorja braziliane 26-vjeçare janë një çift i njohur që nga nëntori i vitit 2022, kur revista People zbuloi se të dy ishin në lidhje për më shumë se një vit. Burimi tregoi se Evans është më i lumtur se kurrë pasi ai e konsideroi lidhjen “shumë serioze”.

Megjithatë, në korrik Alba Baptista fshiu llogaritë e saj në Instagram dhe X, kështu që që atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë plotësisht e fshehtë. Baptista njihet për rolin e saj në “Mrs. Harris Goes to Paris” dhe ka fituar çmime për punën e saj, përfshirë çmimin “European Shooting Star Award” në Festivalin e Filmit në Berlin dhe një çmim për ‘Aktoren më të Mirë’ në Festivalin Iberico de Cine për rolin e saj në filmin e shkurtër “Miami”.

Gjithësesi na mbetet të presim nëse çifti vendosin që të bëjnë publike foto nga ceremonia apo detaje të tjera të veçanta nga romanca e tyre./SHQIP

Etiketa: Alba Baptistachris evans

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Zbulohet arsyeja e mungesës së Muric në stërvitje

Zbulohet arsyeja e mungesës së Muric në stërvitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë
Aktualitet

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26

Vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve përpara godinës së Kuvendit, pavarësisht se seanca plenare ka përfunduar pas më shumë se...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26
A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Berisha: Nuk ndodh kurrë, do të thotë të forcosh Ramën!

11:50 - 22/10/26
Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

Berisha: Do jemi zëri i kërkesave të studentëve! Ky është parlamenti i krimit, ku Balla mbetet krimineli më i rrezikshëm

11:45 - 22/10/26
Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com