Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit para përballjes me Rumaninë të martën në orën 20:45.
Megjithatë vetëm portieri Arijanet Muric nuk është stërvitur në stadiumin Arena Nacionala në Bukuresht në stërvitjen e ambientimit me fushën e lojës.
Muric është padiskutim portieri më i mirë që ka Kosova dhe një nga më të rëndësishmit e trajnerit Primoz Gliha.
Mediumi i njohur kosovar “Telegrafi” merr vesh edhe arsyen se pse Muric nuk ka stërvitur sot dhe nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.
24-vjeçari ka qenë i sëmurë dhe ka pasur temperaturë dhe për këtë arsyeje së bashku me stafin teknik është vendosur që ai mos të stërvitet ditën e sotme.
Gjithsesi Telegrafi merr vesh brenda burimeve në kampin e Përfaqësueses së Kosovës se nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe se Aro Muric pritet të jetë titullar ditën e nesërme.
Trajneri Primoz Gliha nuk ka dashur të rrezikojë me portierin shtatlartë dhe për këtë arsyeje së bashku me stafin kanë vendosur që ai të mos stërvitet ditën e sotme.
Aro pritet të jetë në portë nëse gjendja e tij vazhdon të jetë stabile dhe nëse nuk përkeqësohet.
Muric është pjesë e Kosovës që nga viti 2018 derisa deri më tani ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën dardane.
Discussion about this post