GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria në shkolla, Balla: Të aktivizojmë rrjetin e “spiunëve” pa pagesë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria në shkolla, Balla: Të aktivizojmë rrjetin e “spiunëve” pa pagesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka propozuar aktivizimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme, si një instrument bashkëpunimi shtet-qytetar për promovimin e sigurisë në komunitete.

Këtë propozim Balla e ka hedhur gjatë një takimi me ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit ndër vite, me të cilët siç duket ka diskutuar se si mund të realizohet kjo ide.

“Me fillimin e vitit shkollor ditën e hënë 11 shtator, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin. Por, siç thashë është një luftë që nuk bëhet vetëm: është një luftë që kërkon kontributin e të gjithëve, në çdo lagje, pranë çdo shkolle: duhet që fëmijët, nipërit tanë të shkojnë në shkolla të sigurt. Një përgjigje adekuate ndaj nevojave për siguri të komuniteteve tona mund të arrihet vetëm falë sinergjisë së veprimeve të të gjithëve”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Ai tha se në këtë mënyrë, jo vetëm kontribuojmë ndjeshëm në parandalimin e kriminalitetit, por edhe promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike si dhe forcojmë marrëdhënien dhe besimin e qytetarëve të policia.

“Një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë e të japin një kontribut në shërbim të të tjerëve: qoftë kjo duke ndihmuar në lëvizjen e fëmijëve në vijat e bardha pranë shkollave, apo duke sinjalizuar policinë mbi një situatë konfliktuale a problematike për të shmanguar verifikimin e një pasoje të rëndë”, tha Balla.

Etiketa: ballaShkollaSpiune

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Tymi “mbyt” Lushnjën, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane

Tymi "mbyt" Lushnjën, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com