GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pazari i fundit të Manastirliut në Shëndetësi, ikin pa garë 600 MLN lekë

11:35 - 12/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga posti si ministre e Shëndetësisë, por ndërkohë ka vazhduar ditët e fundit pazaret me tenderët.

Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga posti si ministre e Shëndetësisë, por ndërkohë ka vazhduar ditët e fundit pazaret me tenderët.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga posti si ministre e Shëndetësisë, por ndërkohë ka vazhduar ditët e fundit pazaret me tenderët. Para se të largohet nga zyra, Manastirliu ka firmosur disa afera me vlera të majme. Njëra nga këto është prokurimi me objekt  “Blerje sete kirurgjikale për shërbimet mjekësore” për Spitalin Memorial Fier, për të cilin janë vënë në dispozicion 600 milionë lekë.

Gara është mbyllur në gusht të këtij viti, ndërsa kontrata me fituesin është nënshkruar më datë 1 shtator 2023. Duhet të përmendim përfituesin, sepse tenderi u dha pa garë në shkelje të ligjit për prokurimet.

Në dokument shohim që për këtë tender kanë aplikuar dy kompani, por si për çudi oferta OE “Biometric Albania” ishte në “zero” lekë, çka e bën automatikisht të pavlefshme.

Ndërsa O.E.S DISTRIMED SHPK kishte paraqitur ofertën me vlerë 600 milionë lekë, pra në të njëjtën vlerë si fondi limit.

 

Duke qenë se kemi vetëm një ofertë dhe me vlerë shumë të lartë Ogerta Manastirliu duhej të kishte urdhëruar që Spitali Memorial Fier të mos vazhdonte me këtë procedurë, duke shpallur anulimin. Ministrja ka shkelur ligjin duke aprovuar këtë prokurim dhe për këtë monitoruesi Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”.  Kështu Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj xhiruan në llogarinë e tyre 600 milionë lekë për një shërbim që me siguri as nuk do të lodhen ta japin.

Gijotina.com ka denoncuar shpesh herë tenderët e luksit pa garë që zhvillohen për Spitalin Memorial Fier dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin.

Në këtë tender tregohet se do të merren materiale vërtetë të nevojshme mjekësore dhe jo dhoma me qira e transport për mjekët turq. Por, gjithsesi fakti që ky prokurim është zhvilluar në shkelje të ligjit le shumë për të dyshuar nëse kontrata do të realizohet siç duhet, pa përmendur se oferta është shumë e shtrenjtë.

Në këtë spital nuk mund të kryhen të gjitha shërbimit apo analizat e nevojshme për qytetarët. Këto mungesa janë denoncuar disa herë, por Manastirliu ka qenë e zënë me tenderët për hotele me 5 yje dhe ushqimin e zgjedhur mjekëve turq.

Lexo edhe: Janis Karathano ul ekzaminimet, Manastirliu ia ngre në 1.85 mld lekë financimin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErmal RIZAJOgerta ManastirliupasijeSpitali Memorial Fiertender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Ç’po ndodh në Bulevard? Gruaja humb ndjenjat, qytetarët alarmohen

Ç'po ndodh në Bulevard? Gruaja humb ndjenjat, qytetarët alarmohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com