GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Salianji kërkon llogari: Ka hetim për vjedhjen e të dhënave nga TIMS?

11:59 - 12/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji kërkon llogari: Ka hetim për vjedhjen e të dhënave nga TIMS?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka kërkuar sot në komisionin parlamentar të sigurisë të raportojnë për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS drejtuesit e SHISH, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Salianji ka ngritur disa shqetësime për mungesën e llogaridhënies nga këto institucione sipas ligjit.

Teksa në komision raportonte zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ai pyeti nëse kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS.

“Institucionet që duhet të japin llogari para parlamentit, që janë nën monitorimin e këtij komisioni të japin llogari siç e parashikon kushtetuta dhe ligji.

Këtu kam parasysh rrëshqitjen e kryetares së Shërbimit Informativ Shtetëror, e cila nuk raportoi siç parashikohet në Kushtetutë dhe ligj. Kam parasysh që ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pavarësisht kërkesave të bëra konform rregullores së Kuvendit nuk morën pjesë për çështjet e kërkuara nga deputetët e opozitës dhe në një rast dhe me dakordësinë e deputetëve të maxhorancës dhe besoj që duhet të rikthehemi aty ku e kemi lënë për të rikthyer në shina të ligjshmërisë raportimin e këtyre institucioneve para Kuvendit.

Së dyti, është me shumë shqetësim për të gjithë opinionin publik ashtu si për partnerët ndërkombëtarë dhe ndaj duhet të vinin këtu për të diskutuar dhe ne do të bëjmë kërkesë si fillim dhe pastaj edhe komision për më tej, është shqetësim thelbësor që në mbledhjen e parë të këtij komisioni ne të diskutojmë dhe nëse nga Ministria e Brendshme, përfaqësuesit e saj kanë ndonjë përgjigje për një prej ngjarjeve më të rënda të raportuar nga ndërkombëtarët, por edhe mediat shqiptare siç është tentativa apo ndërhyrja në sistemin TIMS për të fshirë gjurmë, apo për të marrë të dhëna, për t’i transferuar apo devijuar ato”, tha Salianji.

Sipas tij, mbledhja duhet të niste për këtë çështje thelbësore qoftë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë, qoftë për mbrojtjen e të dhënave personale, qoftë për ruajtjen e të dhënave të cilave mund të jenë objekt i punës hetimore të SPAK apo institucioneve të drejtësisë.

“Doja dakordësinë tuaj që të paraqiten në komision, drejtoresha e SHISH, ministri i Brendshëm, drejtori i Policisë për të marrë përgjigje për pyetjet që kemi bërë”, theksoi ai.

Më tej Salianji ngriti shqetësimin e punësimit të personave me precedentë penalë për të njëjtën vepër penale në Policinë e Shtetit.

“Duke qenë se nuk kemi pasur mundësi të kemi pasur në komision, drejtorin e Policisë, drejtorin e AMP apo ministrin e Brendshëm pavarësisht dy kërkesave të bëra nga deputetët në përputhje me rregulloren, kam dy pyetje që është shqetësimi kryesor që ka të bëjë me sigurinë në vend për përfaqësuesin e Ministrisë së Brendshme dhe një shqetësim të shprehur nga ambasada e SHBA-ve për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS; kemi ndonjë informacion nëse ka hetim nga AMP-ja, nëse janë gjetur përgjegjësit, deri në çfarë niveli është ndërhyrja në këtë sistem, a keni ju dhe a ka përgjegjës në atë ministri, njerëz që janë proceduar më parë për vepra të ngjashme penale, janë emëruar në sektorët kyç që kanë të bëjnë me këtë drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Lexova një investigim mediatik dje, bëhet fjalë për 8 persona të proceduar po për këtë vepër penale dhe të 8 janë marrë nga pozicione të tjera dhe janë çuar në Policinë e Shtetit. A kemi të bëjmë me vepër penale apo krim të organizuar? A ka hetim nga AMP, a ka marrë masa Policia e Shtetit për t’i larguar, pezulluar apo mbikëqyrur këta drejtues të lartë të policisë së Shtetit të akuzuar?”, deklaroi Salianji.

Etiketa: hetimKryesore1SalianjiTIMS

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Mësuesi dënohet për 700 foto të abuzimit seksual, përfshirë foshnja

Mësuesi dënohet për 700 foto të abuzimit seksual, përfshirë foshnja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com