GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Azem Hajdari, kushtrim i gjallë për të gjithë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Azem Hajdari, kushtrim i gjallë për të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë homazheve për 25-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ish-lideri demokrat përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare.

Ai shtoi se ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve.

“Sot, ne jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë, të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë, Azem Hajdari, në 25-vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror, nga falanga me uniformë të shtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet e tij politike, së bashku me sivllaun e vet, Besim Çerja, të cilët një natë të 12 shtatorit 1998, ranë në breshëritë e kallashnikovëve të bandës shtetërore terroriste, të organizuar pa dyshim në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm.
Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare.
Asnjë shqiptar, si individ, nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për liritë e shqiptarëve.
Mbetet pra, një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi.
Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 1990, kur ai u ngrit me një grup studentësh, me thirrjet: Liri, Demokraci, Poshtë Diktatura.
Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën.
Ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve. Është atentati më makabër!
Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar.
Kurse ata, që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe e ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave.
Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Etiketa: 25-vjetori i vrasjes së Azem HajdarithomazhetSali Berisha

Lajme të lidhura

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Pako kontrabandë, pranga administratorit në Tiranë

Pako kontrabandë, pranga administratorit në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave...

Lexo më shumë
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

13:47 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com