Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Podujevës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është arrestuar, raporton RTK.
Mustafa dy muaj më parë ishte dëshmitar në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.
Ai ishte dëshmitari i parë që doli publikisht në gjyqin kundër liderëve të UÇK-së.
Ish-komandanti i UÇK-së është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës.
Sipas raportimit të mediave në Kosovë, Remit i është marrë vetëm telefoni dhe se më tej ai është liruar nga EULEX.
Discussion about this post