GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandali me tenderin 267 mln lekë i ARRSH, i fal garën kompanisë së njohur për afera

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me tenderin 267 mln lekë i ARRSH, i fal garën kompanisë së njohur për afera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali më i fundi për tenderët pa garë është regjistruar nga ARRSH, e cila ka skualifikuar pa të drejtë 14 kompani të tjera për të favorizuar kompaninë e sakndaleve. Bëhet fjalë për tenderin që kap vlerat e 267 milionë lekëve me objekt  “Ndёrtim rruga lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)- Autostrada Fier -Vlorë”, i cili është i tëri aferë korruptive.

Në dokumentin e publikuar thuhet se kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës 15 kompaninë, por të gjitha janë skualifkuar me argumentet se, nuk kanë deklaruar  drejtues teknik në licencën e shoqërisë, apo automjete për transport, po pa përmendur  boshllëqe konkrete në aplikimin e tyre.  Në përfundim, ARRSHH ka shpallur fituese kompaninë  “Fusha sh.p.k”, e cila është shumë e njohur për skandale të tjera në lidhje me tenderat, si pjesëmarrje me mungesë dokumentacioni dhe shumë raste të tjera si ky që ka marrë tenderin pa pasur garues të tjerë. 

Ndërkohë, skandali thellohet ndërsa në dokument evidentohet që kjo kompani ka paraqitur ofertën me 209. 933 125,00 lekë, pra shumë afër fondit limit. Pra këtu dalin shkeljet e ARRSH që ka dhënë pa garë tenderin në fjalë dhe ka pranuar ofertën me vlerë më të përafërt me fondin limit, çka bie në shkelje të hapur me ligjin për prokurimet publike.

Pika tjetër që ka shkelur ARRSH është se ka përjashtuar nga gara kompanitë më ofertën më të ulët dhe shpalli fituese ofertën më të shtrenjtë. 10 komani të tjera kanë paraqitur ofertat me vlera duke filluar nga 140 milionë lekë deri në 197 milionë lekë, por sërish nuk u morën në konsideratë nga ARRSH. Madje edhe 4 kompanitë e mbetura, kanë paraqitur oferta me vlerë të lartë por prap nuk kalojnë ofertën marramendëse të “Fusha sh.p.k”.

Skandalet e “Fusha sh.p.k”

Sikur e përmendëm më lartë kjo kompani  është përfshirë edhe në skandale të tjera me tenderë.  

Konkretisht, “Fusha shpk” ka fituar edhe 6 tenderë të tjerë duke kapur vlerën totale të rreth 20 milionë eurove për:

Bulevardi i Vlorës 1 miliardë lekë (€8 milionë)

Bulevardi i Sarandës 570 milionë lekë (€4,7 milionë)

Shëtitorja e Golemit 420 milionë lekë (€3,4 milionë)

Shëtitorja e Himarës 195 milionë lekë (€1,6 milionë)

Gjelbërimi i rrugës Levan-Kakavijë 128 milionë lekë (€1milionë)

Gjelbërimi i Parkut të Liqenit Tiranë 50 milionë lekë (€400 mijë)

Përveç 20 milionë eurove tenderë nga FSHZH, Fusha shpk rezulton fituese e madhe edhe e tenderëve në Tiranë.

Prej korrikut 2015 ajo ka fituar 38 tenderë publikë nga Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj me vlerë mbi 35 milionë euro. Prej këtyre punimeve më të debatuarat kanë qenë “Sheshi Skënderbej” dhe së fundmi Bulevardi Zogu I.

E.H/Gijotina.com/

Etiketa: ARRSHkryesore2tendere

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Ekzekutimi i ish-deputetit në Shkodër, arrestohet një tjetër autor i dyshuar (EMRI)

Ekzekutimi i ish-deputetit në Shkodër, arrestohet një tjetër autor i dyshuar (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në...

Lexo më shumë
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com