GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama në Nju Jork, Berisha: Për herë të fundit dhe i tmerruar

11:16 - 14/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama në Nju Jork, Berisha: Për herë të fundit dhe i tmerruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në rrjete sociale, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Berisha thotë se Rama niset këtë vit për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, jo vetëm për herë të fundit, por edhe i tmerruar.
“Në Këshillin e Sigurimit çalë, zvarrë!
Miq, Edi Rama me memon e tij konfidenciale, dëshmoi se niset këtë vit për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, jo vetëm për herë të fundit, por edhe i tmerruar.
Para 15 viteve u vendos që sipas rradhës Shqipëria nga grupi i saj, në mos gabohem prej rreth 40 vendesh, të zgjidhet kur t’i vinte rradha me rrotacion si anëtare e përkohshme (dmth me afat dy vjeçar) e Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo rradhë erdhi me 1 janar të vitit 2022. Aso kohe tek merrja pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB mendova të ndiqja punimet, një seancë të Këshillit të Sigurimit. Këshillin e Sigurimit atë muaj e drejtonte Libia dhe rastisi që atë seancë që shkova ta ndiqja, morën pjesë udhëheqësit e vendeve kryesore të botës dhe drejtonte koloneli Gedafi, një diktator i vendit të tij dhe sponsorizues i terrorizmit ndërkombëtarë. Gedafi ishte njeriu me fjalim gjatë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe i tillë u tregua ai edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, gjë që detyroi disa të pranishëm të largoheshin nga mërzia. Shembullin e tyre ndoqa dhe unë.
Në fakt midis ish liderit libian dhe Edi Ramës ka dallime të pamohueshme, por edhe afrime, ngjashmëri të padiskutueshme. Gedafi ishte diktatori me fjalim gjatë në Asamble. Në fakt fjalimet e mërzitshme të Ramës janë të gjata natyrisht jo sa të Gedafit, por afërsisht sa të Lukashenkos.
Gedafi ishte sundimtar i një Republike Islamike dhe sponsorizues i terrorizmit ndërkombëtar. Edi Rama është kryeminister i një Republike Laike, por që ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë dhe që është provuar se ka lidhje me Sinaloan e Meksikës dhe bandat më të rrezikshme të Europës dhe botës. Rikujtoj këtu se Shërbimet Inteligjente të vendeve partnere kanë gjetur se nga 8 mijë telefonat e kriptuar si Sky Ecc, Encrochat etj që operojnë në Shqipëri për komunikim midis organizatave kriminale, përqendrimi i tyre më i lartë gjendej në ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Tiranë. Thuhet se Rama vet ka dy të tillë, me njërin prej të cilëve komunikonte vetëm me një njeri në planet dhe ky ishte Charles McGonigal. Pra Rama në ulsen e kryetarit të seances së Keshillit të Sigurimit flet i rrethuar nga dhjetra dhe qindra telefonata të kriptuara të tij me bandat dhe mikun e tij McGonigal, i cili që nga dita e arrestimit nuk i ndahet për asnjë çast.
Miq, shënimi konfidencial i Ramës tregonte laftarinë shpirtërore që përjeton nga dosja McGonigal. I sigurt që nuk arrestohet kesaj rradhe ai e din se ky është udhëtimi e tij i fundit në SHBA si zyrtar.
Po kështu mesazhi i tij për drejtësinë dëshmon se ai ka tronditjen e njeriut që kapet me presh në dorë. Vërtetë SPAK në zbatim të ligjit ka arrestuar zyrtarë të lartë e madje dhe ministra, por është po kaq e vërtetë se SPAK në shkelje flagrante të ligjit ka amnistuar me urdhër të Ramës për vjedhjen e shekullit, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Ilir Beqajn dhe vetëm e vetëm se të gjitha lidhjet e tyre me krimin prej qindra milion euro të çojnë direkt tek Edi Rama. Me këto amnisti SPAK i faktoi shqiptarëve se është në kontrollin e plotë të Edi Ramës. Por ky kontroll tashmë i padiskutueshëm për çdo shqiptar, Ramën e tmerron sepse mendon çdo ditë, mirë këta i amnistova unë sot, po mua kush do të më amnistoj nesër?
Nga shënimi i tij konfidencial Rama u shpërfaq i tmerruar nga çeshtja Beleri apo siç e quajti ai patatja e nxehtë që i ka mbetur keq në fyt.
Rasti Beleri e nxorri Ramën lakuriq siç është, njeriu që për interesa mafioze shpërfill kushtetutën dhe çdo ligj e madje interes të vendit të tij. Në ligjet e Shqipërisë dhe në rregjistrat e saj gjyqësor nuk ekziston asnjë nen apo vendim drejtësie që ndalon betimin e Fredi Belerit, të zgjedhur me votën e qytetarëve, të shkojë me një leje administrative e të bëjë betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Belerin nuk e lejon të bëjë betimin vetëm Edi Rama i cili bën prokurorin, gjykatësin, skapistin, gjykatësin e lartë, drejtorin e burgut etj etj. Por ky është një akt antidemokratik, edhe një herë i bazuar në interesa personale mafioze të Edi Ramës me pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në memon e tij Rama tregon se ndihet i tmerruar nga dështimi spektakular i tij për të marrë rolin e kryenegociatorit për Kosovën. I flakur si limon i shtrydhur nga padroni i tij Vuçiç, i shpërfillur deri në pamëshirësi nga Albin Kurti, Edi Rama doli nga perpjekja fantazmogorike e tij thjesht një sherr i pavlerë, një barsoletë e gjallë shëtitëse si Saçi i dikurshëm në rrugët e Tiranës
Së fundi miq, ju informoj se Edi Ramës para se të kthehet në Shqipëri është i ftuar për darkë nga miku i tij McGonigal, por kësaj here jo në St. George ku darkonin me 10 mijë dollar, por në një restorant tjeter më intim, në ishullin “turistik” Rikers.”, shkruan Berisha.
Etiketa: Edi RamaKryesore1okbSali Berisha

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Superiorja me supersfida në fundjavë, Laçi-Vllaznia e Teuta-Partizani marrin skenën

Dy supersfidat e sotme, ekipet kryeqytetase zbresin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com