Eshtë arrestuar në Dubai, ish-këshilltari i ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi.
Amant Josifi është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministres së Mbrojtjes deri në vitin 2020.
Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se Josifi po mbrohet nga Edi Rama dhe Olsi Rama.
Emri i tij doli sërish së fundmi në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group.
Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.
Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.
Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.
Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora.
Discussion about this post