GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vora me fushë të re, Duka flet për investimet e reja të FSHF

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vora me fushë të re, Duka flet për investimet e reja të FSHF
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas asaj të ndërtuar në kompleksin e Dinamos në Arbanë, një tjetër fushë e re i është shtuar qarku sportiv Tiranë. Ka përfunduar tashmë edhe fusha e re me tapet artificial në njësinë Ahmetaq të Bashkisë Vorë, e ndërtuar në bashkëfinancim mes pushtetit lokal dhe Federatës Shqiptare e Futbollit në kuadër të projektit “100 fushat”.

Fusha që ndodhet ngjitur me shkollën e Ahmetaqit, nga një hapësirë braktisur është transformuar në një ambient modern e që do të presë futbollistët e Vorës, nga të gjitha ekipet e çdolloj moshe, të cilët do të stërviten aty, ndërkohë fusha do të jetë edhe në dispozicion të komunitetit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i pranishëm sot për të inspektuar fushën e përfunduar tashmë, ku u prit nga kryetari i Bashkisë Vorës, Blerim Shera, teksa në prononcimin e tij ka theksuar se bashkëpunimi me njësitë vendore mund të jetë mjaft i rëndësishëm për ndryshimin e infrastrukturës sportive. Gjithashtu, ai përmendi faktin se pak kohë më par Vora inauguroi edhe stadiumin e ri.

“Vora është një nga bashkitë që ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar më mirë me Federatën e Futbollin për ndryshimin e infrastrukturës. Imagjinoni që brenda një viti kemi përfunduar fushën e stadiumit, në bashkëpunim me bashkinë. Kemi përfunduar edhe këtë fushë stërvitje. Nga një bashki, pothuajse me një infrastrukturë inekzistente për futbollin, tashmë ka edhe fushën e lojës, ka edhe një fushë stërvitje, ku do stërvitet ekipi profesionist, akademia, fëmijët e shkollës që është ngjitur këtu me fushën”, – tha Presidenti Duka, duke shtuar se investimet do të vazhdojnë në çdo qytet të Shqipërisë për të rritur ndjeshëm nivelin e futbollit.

“Ky investim është pjesë e projektit të shpallur më kohë, ‘100 fushat’, që vazhdon këtu. Kemi inauguruar disa ditë më parë fushën në Arbanë për klubin Dinamo, kemi përfunduar këtë në Vorë dhe do të vazhdojmë me fusha të tjera, si në Kamëz, në Shkodër dhe në qytetet të tjera. Të gjitha këto do i shërbejnë sigurisht ndryshimit të nivelit të futbollit, afrimit të fëmijëve në sport dhe largimit të tyre nga rruga dhe nga veset negative dhe bashkimi me komunitetin tonë të bukur të futbollit, për t’u bërë të gjithë fëmijët një ditë pjesëtarë të ekipit kombëtar dhe ta gëzojnë Shqipërinë me rezultate, siç po e gëzon ekipi Kombëtar A sot”, – theksoi Presidenti Duka.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë Vorës, Blerim Shera, falënderoi Presidentin e FSHF-së për mbështetjen dhe nënvizoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të ndërtuar fusha të reja.

“Gjej rastin të falënderoj Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, sepse që në fillim na u përgjigj thirrjes për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës, sidomos për fushat. Kjo është fusha e dytë që ndërtohet në Bashkinë e Vorës, pas fushës së stadiumit, që do të shërbejë për stërvitje. Ishte një fushë e braktisur prej vitesh dhe sot më në fund gëzon një infrastrukturë moderne. Ndërkaq, kjo fushë nuk do të shërbejë vetëm për Akademinë e Vorës, por do të shërbejë edhe për komunitetin vendas, sidomos nxënësin e shkollës që ndodhet këtu ngjitur me fushën. Falënderoj edhe një herë Presidentin Duka për bashkëpunimin dhe uroj të kemi edhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen”, – tha kryetari i Bashkisë Vorë.

Fusha e re e Ahmetaqit është ndërtuar me përmasat e një fushë të madhe futbolli dhe me standardet moderne.

Etiketa: dukafshfKryesore1

Lajme të lidhura

Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi i Facebook blejnë aksione te Liverpooli
Sport

Jeff Bezos dhe bashkëthemeluesi i Facebook blejnë aksione te Liverpooli

20:31 - 14/08/26
Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF
Sport

Bernardino González Vázquez prezantohet si Drejtor i Departamentit të Arbitrimit në FSHF

18:02 - 14/08/26
Man. City nuk e lejon largimin e Rodrit, nëse Barça nuk paguan 70 milionë euro
Breaking Views

Man. City nuk e lejon largimin e Rodrit, nëse Barça nuk paguan 70 milionë euro

15:29 - 14/08/26
Para
Aeroporti i Vlorës, ja çfarë i kërkohet Ramës nga Konventa e Bernës

Aeroporti i Vlorës, ja çfarë i kërkohet Ramës nga Konventa e Bernës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë
Aktualitet

Divjaka nuk ndalet, 15 ditë protesta kundër shkrirjes së bashkisë

22:36 - 14/08/26

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 15-tën ditë radhazi protestat kundër reformës territoriale, duke kërkuar që qyteti të ruajë...

Lexo më shumë
“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

“Kam denoncuar krimin mbi pacientët”, gazetari Osman Stafa: Mjekë, keni bërë betimin e Hipokratit, jo të hipokritit!

22:17 - 14/08/26
Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

Gent Progni: Turistët i tremb kaosi e betonizimi, jo protestat paqësore

22:02 - 14/08/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:49 - 14/08/26
I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

I riu nga Kryeministria: ‘Struktura’ e Ramës i ngjan një grataçele të prishur, ne do ta shembim!

21:43 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com