GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për rrugët e çara, Lali Eri i fut në xhep Fushës 320 MLN lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Për rrugët e çara, Lali Eri i fut në xhep Fushës 320 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj gjen çdo ditë mënyrën për t’i kënaqur bashkëpunëtorët me fondet e bashkisë. Këtë herë “do të rregullojë” rrëmujën që kanë bërë punonjësit e Ujësjellësit nëpër lagje, ku ndryshojnë çdo muaj tubacionet ose shpërthen uji në rrugë.

Në fotot më poshtë shohim vetëm tre nga rrugët në të gjithë qytetin që kanë mbetur në këtë gjendje prej kohësh, pasi punonjësit e ujësjellësit kanë futur tubat e reja dhe nuk i kanë mbyllur më gropat me asfalt. Megjithëse paratë janë harxhuar që rruga të sillej në gjendjen e mëparshme, gropat janë lënë të hapura dhe dita ditës rrugët janë degraduar. Në fat po e marrim të mirëqenë, se janë gjurmët e ujësjellësit, por janë edhe kompanitë e internetit që nuk kanë lënë rrugë e trotuar pa çarë.

Degëzim i rrugës “Asim Vokshi”

 

Rruga “Kongresi i Tiranës”

 

Sigurisht, qytetarët kanë bërë denoncime thirrje që këto pjesë të riparohen dhe mbyllen, por askush nuk ua ka vënë veshin. Madje dhe në rrugët e reja, sistemi i kanalizimeve është bërë pasi ka përfunduar shtrimi me asfalt.

Tenderi pa garë

Por, mos prisni shumë nga Erion Veliaj dhe drejtori i tij në Ujësjellës! Ai e ka mendjen si të përvetësojë fondet në bashkëpunim me një grusht biznesmenësh të privilegjuar, jo të mbyllë rrugët. Më datë 13 shtator 2023  kryebashkiaku i Tiranës ka firmosur tenderin me objekt  “Sistemim, Asfaltim dhe kthim në gjendjen fillestare të segmenteve rrugore pas ndërhyrjes në rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në qytetin e Tiranës për vitin 2023”.

Pra për të bërë një punë, që nuk e përfunduan si duhet ata që e nisën, taksapaguesit në Tiranë do të paguajnë  320 milionë lekë, të cilat ka më shumë mundësi të zhduken në xhepat e korrupsionit me oligarkët.

Madje si fitues paraprak, Njësia Vendore përmes Ujësjellësit Tiranë, nuk ka zgjedhur 1 por 4 kompani.

Së pari, duhet të theksojmë se ata e kanë marrë tenderin pa garë. Ku siç thekson edhe vlerësuesi Open Data Albania janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë pa një shpjegim në bazë të ligjit mbi prokurimet. Katër kompanitë e mbetura janë shpallur të gjitha fituese pa konkurrencë. Ky tender sipas Open Data, ka risk të lartë korrupsioni me fondin e prokuruar.

Shohim që këta katër të privilegjuarit e kësaj here janë operatorët 2 N sh.p.k; S I R E T A 2F sh.p.k; FUSHA sh.p.k dhe  K.M.K sh.p.k.

Përfituesit

Kompania e fundit është në pronësi të Kelmend Mehmet Caushaj, pra djali i biznesmenit Mehmet Caushaj, i njohur për aferat me tenderët sidomos në sektorin e ndërtimit.

 

FUSHA sh.p.k duket si strumbullari i këtij projekti, sepse Shkëlqim Fusha dihet tashmë që është miku më i mirë i Erion Veliajt dhe ndërtuesi i disa kullave në kryeqytet, pjesë e aferës së Piramidës dhe Teatrit.

Ndërsa firma S I R E T A 2F sh.p.k rezulton në pronësi të Fatime Pali, që në fakt udhëhiqet nga bashkëshorti i saj Fiqiri Pali, i cili është edhe themeluesi i kësaj firme. Madje Fiqiriu është ai që i siguron kontrata të majme përmes lidhjeve që ka. Ai  njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh. Mos u habisni, miqtë e Lali Erit e kan nga një cen, por ia kthejnë nderin kryebashkiakut.

Pali u arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë.

Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta. Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarkën u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Pali u dënua në 2 maj të vitit 2008. Dënimi i tij është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai kaloi aksionet tek e shoqja, për të rregulluar biografinë e kompanisë. Kështu Veliaj gostit miqtë e tij me 320 milionë lekë, ndërsa por kryeqytetasit do t’i kenë rrugët e lagjeve copë -copë e tërë baltë.

Lexo edhe: Shkëlqim Fusha mbledh edhe “qindarkat” nga Lali Eri, merr 77 MLN lekë për pastrimin e parkimeve

\©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimcaushajErion VeliajShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
E hoqi nga Instagrami, Mikela ka dy fjalë për Luizin

E hoqi nga Instagrami, Mikela ka dy fjalë për Luizin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Lexo më shumë
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş