GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I penduari i SPAK zbardh një plagosje dhe grabitjen e 2 kg flori. Detajet nga dëshmia

16:47 - 15/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I penduari i SPAK zbardh një plagosje dhe grabitjen e 2 kg flori. Detajet nga dëshmia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, njëri nga vrasësit me pagesë të grupit të Nuredin Dumanit dhe Erjon Alibej, ka nxjerë detaje të reja në dëshminë e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së.

Sipas bashkëpuntorit të prokurorisë, grabitja në vitin 2012 e një argjendarie në qytetin e Fierit, rezulton të jetë kthyer në përplasje mes individëve të një grupi kriminal dhe disa hajdutëve serialë në qytetin e Fierit.

Armando Mita dhe Ervin Fejzullahu, janë dy emra të njohur për policinë kriminale të Fierit, të cilët janë autorë të grabitjes së një argjendarie që ndodhet përballë piceri “Roma”.

Argjendaria, është në pronësi të dajës së Viron Tavanxhiut alias Erion Prifti një i dënuar në Itali me 22 vite burg për vrasjen e një Tuniziani dhe plagosjen e një Shqiptari.

“Ora News” mëson se Tavanxhiu është anëtar i një grupi kriminal në Fier, ndërsa falë hetimeve private ai kishte zbuluar se kush ishin dy personat që kishin bërë grabitjen e argjendarisë së dajës të tij.

Skerdi Tasi, u ka treguar prokurorëve se rreth vitit 2012 apo 2013 është njohur me Viron Tavanxhiun nga Fieri.

Në këtë periudhë, shton bashkëpuntori i prokurorisë, në rrugën që njihet me emrin “Pedonalja”, përballë pica “Roma” është grabitur një argjendari.

“…në këtë grabitje kanë marrë pjesë Ervin Fejzullahu dhe Armando Mita. Unë Armando Mitën e kisha shok dhe armën tip kallashnikov, që kanë përdorur në grabitje, Armandos, ia kam dhënë unë. Këtë armë unë e kam siguar tek një shok tjetër i imi, të cilit pas kryerjes së krimit armën ja kam kthyer përsëri. Kisha dijeni se çfarë do të bënin, por nuk kam marrë pjesë në këtë ngjarje. Në dijeninë time, për këtë grabitje është dënuar Armando Mita, ndërsa Fejzullahu jo…”-ka treguar Skerdi Tasi.

Pasi Mita dhe Fejzullahu bënë grabitjen e argjendarisë, disa ditë më vonë  Skerdi Tasi ka takuar, Armandon, për të shitur 2 kg flori që ata kishin grabitur.

Gjatë diskutimit Armando, i ka thënë që të pyeste njerës se kush dëshironte të blinte florinj, duke i lënë të kuptohej se dhe ai do pyeste.

Qëllimi ka qënë shitja e 2 kg flori, me qëllim përfitimi të vlerave monetare.

Për këtë qëllim Skerdi Tasi ka kontaktuar me Migjen Xhaferrin, të cilin e njihte, pasi ai është një nga pronarët e lokalit që Tasi, kishte punuar si kamarier në Fier.

Xhaferri më thotë: “…Çfarë keni bërë, pasi ai që keni grabitur është daja i Vironit…”?!

Tasi, duke njohur Migjenin, e kanë lënë së bashku të takohen me Vironin për të diskutuar që çështjen ta linim me kaq, pasi dëmi i ishte bërë dajës së tij.

…Mbas diskutimeve që patëm në tavolinë ramë dakord që e mira ishte të gjenim Ervin Fejzullahun, i cili dispononte vlerën prej 2 kg flori”.

Ata do i bënin presion nëpërmjet Vironit dhe t’ia kthenim dajës së tij sasinë e floririt të vjedhur.

Ditët në vazhdim Skerdi Tasi, i ka kërkuar Armando Mitës automatikun kallashnikov që i kishte dhënë për të kryer grabitjen.

Ervin Fejzullahu, shkon ta marrë automatikun në vendin ku e kishin fshehur.

Por aty ku ishte arma, ka dalë nga disa shkure, Vironi me disa shokë të tij, që po e prisnin se kush do shkonte të merte automatikun.

Në momentin që Ervini, shkon aty e kap Vironi dhe e pyet duke i thënë: “…ku i ke florinjtë…”?

Por Ervini ia kthen duke i thënë se: “…nuk i kam këtu, i kam në një vend tjetër, do t’i sjell do t’i sjell…”.

Dhe në këtë moment i ka shpëtuar nga duart Vironit, dhe Ervini fillon dhe ikën me vrap.

Por sipas Skerdi Tasit, në këtë moment Viron Tavanxhiu, ka qëlluar me pistoletë duke e plagosur me armë në këmbë.

Plagosja e tij, bëri që më pas vetë Vironi ta mari dhe me shoferin e tij, e dërgon në spitalin e Fierit të plagosurin.

Pas disa ditësh nga kjo ngjarje, Armando Mita dhe Ervin Fejzullahu, u arrestuan nga policia e Fierit, për grabitjen e argjendarisë.

Ndërkohë pas kapjes së dy personave, Skerdi Tasi, thotë se ishte larguar në Itali, por gjatë kësaj kohe ka forcuar më tepër miqësinë me Viron Tavanxhiun. / Ora News

Etiketa: deshmiadetajeFierperplasjaSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Gara e Përtacëve, 5 çifte në konkurrencë të fortë (VIDEO)

Gara e Përtacëve, 5 çifte në konkurrencë të fortë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com