GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rrëmbeu” me gjykatë 2 komisionerë, PD e Bashës: Demokratë gëzohuni

17:56 - 15/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Një Kuvend për Lulzim Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji Zgjedhor vendosi sot që Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do të ketë dy komisionerë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, që do të mbahen më 24 shtator, edhe pse ky subjekt politik nuk do të garojë me ndonjë kandidat.

Por Kolegji në vendimin e tij e konsideron PD e Bashës si partinë më të madhe të opozitës, edhe pse në 14 maj, ajo numëron rreth 100 mijë vota, më pak se gjysma e votave që ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Sali Berisha e Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Indrit Sefa, sekretar për Çështjet Ligjore në PD-në e Bashës, e konsideroi vendimin e Kolegjit si një fitore për demokratët.

“Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme në Kolegjin Zgjedhor është e juaja dhe për ju.

Së pari më duhet të bëj një shpjegim për injorancën juridike që ka mbuluar këtë betejë të fituar të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor.

Fitorja e sotme nuk kishte të bënte vetëm me zgjedhjet e pjesëshme në Kukës por për zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027.

Komisioneri (Z.Celibashi) dhe KAS kishin vendosur që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 PD do të duhet të kishte vetëm një anëtar KZAZ dhe rrjedhimisht 1 anëtar ne KQV.  Partia Demokratike nuk mund të lejonte kurrësesi që bashkimi i halleve të NON GRATAVE që duan ti cojnë demokratët te LSI (PL) të zyrtarizohej ligjërisht.

Demokratë fitorja është e juaja dhe për ju sepse në zgjedhjet vendore të vitit 2027 Partia Demokratike do të ketë komisionerët e saj siç i ka pas gjithmon dhe kjo është një humbje për LSI (PL) dhe jo për ju.

Miqtë e mi mos bini pre e retorikës së atyre që duan tju çojnë në krahët e Ilir Metaj-t, ju keni shtëpinë tuaj dhe kontributi juaj është i vlerësuar vetëm në shtëpinë tuaj. Neveritini të gjithë ata që duan t’ju përdorin si mall shkëmbimi për të mbyllur hallet e tyre.

Partia Demokratike ka qënë, është dhe do të jetë gjithmon shtëpia juaj”, shkruan Sefa.

Etiketa: BASHAkomisionerePDSefa

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Ushtari ukrainas hedh në erë pozicionet ruse me RPG-in e tij

Ushtari ukrainas hedh në erë pozicionet ruse me RPG-in e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com