GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lekët ose të vras çunin”, 23-vjeçarja shantazhohet nga ish i dashuri

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lekët ose të vras çunin”, 23-vjeçarja shantazhohet nga ish i dashuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Histori dashurie që lindin në rrjetet sociale ndodh që përfundojnë me shantazhe, kërcënime dhe shpesh me dhunë fizike. Janë me mijëra të tilla, ku zakonisht viktimat janë vajza, të cilat nga pakujdesia apo mirëbesimi, i kanë dërguar partnerit një foto ose një video dhe pasojat janë të paimagjinueshme.

Rasti i vajzës trajtuar nga ‘Piranjat’ është një nënë e vetme, 23 vjeçare, e cila përndiqet dhe shantazhohet prej muajsh nga ish i dashuri i saj. Edhe pse i ka dhënë fund raportit, edhe pse ndodhet më shumë se njëmijë kilometër larg, përtej Adriatikut, ajo jeton me makthin që i shkakton ky person, tek i cili besonte dhe shpresonte aq shumë.

Historia e tyre e dashurisë nisi në rrjetet sociale, duke afruar distancat mes Tiranës dhe Venezias, qytetit ku ka lindur dhe jeton vajza, me origjinë shqiptare. Pasi morën bekimin nga prindërit e partnerit, marrëdhënia në distancë mes çiftit të ri po shkonte në rrugën e duhur. Por, duket se përkujdesjet e para dhe deklaratat e dashurisë, ishin një maskë e cila do të binte shumë shpejt.

Pavarësisht kësaj dhune të vazhdueshme fizike dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme nga personi që kishte zgjedhur për të kaluar jetën, vajza vendos t’i japë një shans të dytë, gjithnjë në emër të dashurisë.

Kërkesat për shuma parash, fillimisht bëheshin duke shfrytëzuar gjendjen emocionale të vajzës, dhe ato ndjenja ende të pashuara përfundimisht ndaj ish të dashurit. Por, nuk vonoi shumë dhe shantazhi mori formë të prerë dhe urdhërore. Në tentativë për të ruajtur intimitetin e saj dhe për të shpëtuar dinjitetin përballë të njohurve, 23 vjeçarja dorëzohet dhe vendos të paguajë shumat e kërkuara nga personi i zemrës, tashmë i kthyer në persekutorin e saj. Por, siç mund ta imagjinoni, dërgimi i lekëve vetem sa ia shtoi oreksin mashtruesit, i cili vijoi me kërkesat e njëpasnjëshme për shuma të ndryshme.

1000 euro 500 euro, 300 euro, 200 euro…. të gjitha shuma të dokumentuara, të cilat vajza dërgonte nga Venezia në Tiranë përmes agjensive të transfertave të parave. Kjo histori vijoi derisa kërkesat monetare u bënë të papërballueshme dhe vajza për herë të parë reflektoi duke kërkuar zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj situate kaq delikate për të. ‘I kam kërkuar që të më kthejë lekët, që më ka marrë’ – shprehet ajo. E rrënuar nga ana ekonomike dhe shpirtërore, vajza shpjegon për emisionin ‘Piranjat’ arsyen përse nuk e denoncoi te autoritetet ish partnerin e saj. Presione që mesa duket, kanë lënë gjurmë te 23 vjeçarja.

Vajza: Vazhdoi duke më kërcënuar, duke më kërkuar lekë… duke më thënë: të vras çunin… të çoj njerëz te shtëpia. Më ka thyer dorën’.

Piranja: Të ka thyer dorën ty?

Vajza: Po.

Piranja: Si quhet?

Vajza: Ali Lushnja.

Ali Lushnja, quhet ky person, i cili akuzohet nga vajza për veprime të dhunshme, presione, kërcënime, e deri në zhvatje. ‘Piranjat’ mësojnë se shantazhuesi i vajzës, njihet në zonën ku jeton si Liu i Treshit. Dhe pasi e kërkojnë me këtë emër, nuk e kanë aspak të vështirë ta identifikojnë.

Liu shfaqet korrekt në takimin e parë dhe që në momentet e para ai nis të acarohet. I riu mundohet me çdo formë ta devijojë debatin, por problemi për të është se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-partneren e tij, gjë që vërtetohet nga chat-et e mbushura me kërcënime. Por, që në një moment e pohon edhe përballë kamerave. Për këtë vepër ka një nen në Kodin Penal sipas të cilit Liu i Treshit rrezikon dënim deri në katër vite burg.

Menjëherë pas kësaj përballje me shantazhuesin, depozituam të gjitha materialet në Komisariatin nr. 3 të Tiranës, në mënyrë që ky person të përballej me drejtësinë për dhunën dhe presionet ndaj ish-partneres.

Etiketa: ish i dashuriKryesore1presioneVajza

Lajme të lidhura

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës
Aktualitet

Ushtarët shqiptarë dhe malazezë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Vaun e Dejës

18:23 - 31/05/26
Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar
Aktualitet

Ngjarje e rëndë rrugore në Qafën e Buallit-Klos, një i vdekur dhe disa të lënduar

16:19 - 31/05/26
Para
Ataku kardiak, çfarë të bëhet dhe si të silleni

Ataku kardiak, çfarë të bëhet dhe si të silleni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Lexo më shumë
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişcasibom