GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau 39-vjeçarin shqiptar me çifte, zbardhet dëshmia e grekut. Detaje

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI dhe FOTO/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi. Trupi i gjakosur i shtrirë në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Brigen Limka, i cili u qëllua me armë zjarri nga një 68-vjeçar grek pas një debati për parkimin.

Televizioni Mega në Greqi ka arritur të sigurojë informacione nga dëshmia e Dhimitris Kutrumanis, i arrestua nga policia pak çaste pasi kreu krimin.

“Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë deklaruar vrasësi, duke shprehur siç duket një lloj pendimi.

Krimi i rëndë ndodhi në Pire, ndërsa viktima me origjinë nga Korça, njihej si një njeri i qetë, pa probleme në zonën ku jetonte prej vitesh.

Sipas informacioneve të MEGA-s, autori kur ka mbërritur në nëndrejtorinë e Sigurisë së Pireut u ka thënë punonjësve të policisë se kishte kohë që ka patur përplasje me viktimën për parkimin.

“Makinat i vendosin nga parkingu edhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportojnë mediat greke të ketë deklaruar 68-vjeçari.

Viktima nuk e ka parë autorin, i cili ishte fshehur pas një makine dhe i ka dalë përpara shqiptarit, me një armë që e kishte pa leje, duke e qëlluar në kokë dhe fytyrë.

Krimi ka ndodhur për 9 sekonda, ndërsa autori është larguar drejt apartamentit ku edhe u arrestua nga policia.

Sipas informacioneve, mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një fenomen thuajse i përditshëm, ku 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë.

Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin e rëndë, ku duket autori që e qëllon viktimën me armë gjahu dhe më pas largohet.

“Mbarova me ty tani, mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori sapo ka qëlluar shqiptarin, sipas qytetarëve të cilët panë ngjarjen e rëndë.

Etiketa: detajeKryesore1ShqiptariVrasja

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Parashikimi i motit për të dielën, si do të mbyllet java

Parashikimi i motit, 16 shtator 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com