GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

RENEA e FNSH ja sa persona u arrestuan në Vlorë. Në pranga edhe vëllai i “Tesit të Selenicës”. Detajet

23:11 - 17/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
RENEA e FNSH ja sa persona u arrestuan në Vlorë. Në pranga edhe vëllai i “Tesit të Selenicës”. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

RENEA dhe FNSH vijojnë operacionin në Vlorë, ndërkohë që ka shkuar në 10 numri i personave të ndaluar.

Mes të ndaluarve është edhe Santilno ose Santiljano Basho, vëllai i Tesi Bashos, i njohur si “Tesi i Selenicës”.

Nga raportimet mësohet se operacioni i RENEA dhe FNSH është në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” ku në Vlorë janë firmosur 90 urdhër-arreste, 69 janë ekzekutuar, ndërsa 21 persona ishin shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e mbrëmjes së të dielës, por nga raportimet mësohet se të paktën 5 persona që u kapën në një local në bulevardin Vlorë-Skelë po survejoheshin nga agjentë civilë të policisë.

Ende nuk dihet sepse ata po survejoheshin, ndërsa ka informacione se policia kishte dijeni mbi prezencën e personave të armatosur në lokalin ku u zhvillua operacioni.

Burime policore bëjnë me dije se janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoletë, ndërkohë që të arrestuarit dhe të ndaluarit po merren në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Për të paktën 3 prej tyre raportohet se po kërkohen informacione se ku kanë qenë gjatë ditëve të fundit, me cilët persona janë takuar, ndërkohë që nuk dihet se për çfarë dyshon policia, lidhur me këtë verifikim të detajuar.

Dy vëllezërit Basho janë emra të njohur për Policinë dhe autoritetet ligjzbatuese. Ata janë ndaluar në 2019, në atë kohë me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në atë kohë akuzoheshin për një gjobëvënie prej 100 mijë euro ndaj një të afërmi të tyre, akuzë kjo që u mohua prej vëllezërve.

Po kush është Tesi Basho?

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

Etiketa: FNSHKryesore1RENEAVlore

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
E diela vjen me surpriza, ja ç’do të ndodhë me temperaturat

Parashikimi i motit, 18 Shtator 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com