GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja në Rrëshen, Prokuroria mbyll hetimet, çon dosjen për gjykim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Rrëshen, Prokuroria mbyll hetimet, çon dosjen për gjykim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen për vrasjen e ish-drejtorit të OST-së për zonën e Veriut, Saimir Jakut, i cili u ekzekutua në një lokal në Rrëshen.

Në lidhje me këtë vrasje në prangat e policisë ka rënë Dorjan Keqi, 40-vjeç nga Kruja, i cili dyshohet si vrasës me pagesë, dhe ka kryer ekzekutimin edhe në bashkëpunim me persona te tjerë.

Dorjan Keqi u arrestua pranë gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Dorjan Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes së Saimir Jakut, në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore, kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Dorjan Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

Dorjan Keqi akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar të cilët e qëlluan, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak.

Jaku u qëllua me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij. Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë, ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit.

Etiketa: Kryesore1mbyllen hetimetvrasja e Saimir Jakut

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
Shpëtohen dy turistë, kishin ‘ngecur’ në Gjirin e Gramës

Zhupa kërkesë UNESCO-s: Gjiri i Gramës duhet të futet në listën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë
Breaking Views

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26

Në disa qytete të Shqipërisë kanë nisur protesta kundër propozimit të ri në Reformën Territoriale për bashkimin e disa bashkive...

Lexo më shumë
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

20:09 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com