GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zhupa kërkesë UNESCO-s: Gjiri i Gramës duhet të futet në listën…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpëtohen dy turistë, kishin ‘ngecur’ në Gjirin e Gramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa iu është drejtuar me një kërkesë zyrtare UNESCO që të fusë Gjirin e Gramës në listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore.

Ina Zhupa bëri kërkesën pas denoncimit të gazetarit Blendi Fevziu se mbishkrimet e gdhendura në shekullin e VI para erës së re po vandalizohen dhe shkatërrohen.

“Të gjithë shqiptarët fitojnë nëse Gjiri i Gramës renditet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, shkruan deputetja demokrate.

Postimi

Gjiri i Gramës meriton të futet në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga UNESCO!

Me një kërkesë zyrtare të datës 10 shtator 2023 i jam drejtuar Drejtorit të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Paris për të konsideruar futjen e Gjirit të Gramës në pasuritë botërore UNESCO.

Kërkesën e kam shoqëruar me një Deklaratë të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Gjirit të Gramës, të mbështetur në kriteret e posaçme të nominimit, si dhe me përshkrimin e integritetit, autenticitetit dhe rrezikut iminent të Pasurisë.

Sipas një studimi të Profesor Neritan Cekës, në Gjirin e Gramës ka me qindra inskriptime të gdhendura qysh në shekullin e VI para erës së re, kur Gjiri përdorej si gurore, dhe në vijim, ku personalitete të shquara, detarë e udhëtarë të tjerë, ndaleshin aty për të shmangur stuhitë jo të rralla të Kanalit të Otrantos, duke na lënë edhe sot e gjithë ditën “kartëvizitat” e tyre të gdhendura në shkëmb.

Të gjithë shqiptarët fitojnë nëse Gjiri i Gramës renditet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo kërkesë u bë pas denoncimit publik të gazetarit Blendi Fevziu, mbi vandalizmin dhe shkatërrimin e mbishkrimeve në Gjirin e Gramës, e ndjeva për detyrë që vec bashkimit me denoncimit të bëja dicka si deputete e qarkut Vlorë. Dhe i jam falenderuese Z.Fevziu që po sensibilizon opinionin publik dhe institucionet në mbështetje të kësaj kërkese.

Ministria e Kulturës, Elva Margariti, e ka treguar me kohë që nuk ka ndonjë interes në mbrojtjen e trashëgimisë tonë kulturore, nëse nuk i shikon si burim koncesioni.

Ndaj u drejtohem me një thirrje publike për mbështetje të propozimit, Ministrit të ri të Jashtëm z. Igli Hasani, Ambasadores në UNESCO znj. Besiana Kadare për të ecur përpara me këtë kërkesë. Si dhe personaliteteve të tjera shqiptare, figurave publike për një sensibilizim pozitiv të institucioneve për ta ndjekur këtë çështje.

Etiketa: gjiri gramesUNESCOZhupa

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Drogë dhe kallëpe tritoli në banesë, kapet 68 vjeçari në Shkodër

Drogë dhe kallëpe tritoli në banesë, kapet 68 vjeçari në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:36 - 30/09/26

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në...

Lexo më shumë
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com