GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tempulli”, lidhja mes shitësve dhe trafikantëve. Ja cilët po hetohen

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
‘Tempulli’, dalin para gjykatës 29 të arrestuarit e parë në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kokaina e kapur në Tiranë në operacionin “Tempulli” rezulton e një cilësie tepër të lartë dhe kjo kjo është provë që shpërndarësit kanë lidhje të forta me trafikantët që e fusin atë në Shqipëri.

Në këtë përfundim ka arritur nga policia pas megaoperacionit antidrogë të pak ditëve më parë ku u arrestuan 91 persona dhe u sekuestruan 3.7 kg kokainë.

Shefi i seksionit të hetimit të narkotikëve në Policinë e Tiranës, Dritan Sula thotë se tani po hetohet për të kapur kokat e narkotrafikut.

“Ka pasur cilësi mbi 90%. Kjo cilësi mjaft e lartë tregon lidhjen e drejtpërdrejt të shitësave që shesin në qytetin e Tiranës, me trafikantët që e fusin në territorin e Republikës së Shqipërisë. Është edhe një hetim paralel që mund të finalizohet shumë shpejt dhe mund të na çojë te këta njerëz apo trafikantë që e fusin lëndën narkotike në Shqipëri”.

Paralelisht, hetime po zhvillohen edhe nga Policia e Durrësit, Vlorës, Korçës dhe Elbasanit.

Por Policia e Tiranës po heton edhe për një fenomen tjetër, atë të kanabisit që po hyn në vendin tonë nga Kanadaja.

“Kjo lëndë narkotike është futur në Shqipëri nëpërmjet rrugëve detare e tokësore dhe tregtohet në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Kjo drogë zakonisht përdoret nga të rinjtë”.

Krahas kokainës dhe kanabisit, në kryeqytet kohët e fundit është kthyer në trend përdorimi i ekstazisë.

Kjo drogë kryesisht konsumohet në lokalet e natës dhe për policinë është kthyer në shqetësim për shkak të konsumimit të saj nga moshat e reja.  /Tv Klan/

Etiketa: hetimePoliciatempulli

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Shqipëria merr medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes

Shqipëria merr medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com