Nga arratia, përmes avokatëve të tij, ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.
Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lënë në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj, që gëzonte mandatin e deputetit.
Mbrojtja rendit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.
Nga Kushtetuesja, Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.
Discussion about this post