Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e biznesmenit Ylli Ndroqi për pezullimin e vendimit të konfiskimit të pasurive të tij, ku përfshihet edhe televizioni “Ora News”.
Në Prill të këtij viti, Gjykata e Apelit të Posaçëm pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe vendosi përfundimisht konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të paluajtshme e të luajtshme të Ndroqit dhe familjarëve të tij, nën dyshimet se janë krijuar nga të ardhura të paligjshme.
Ndroqi dhe bashkëshortja e tij, Mimoza, iu drejtuan menjëherë Gjykatës së Lartë, ku kërkuan pezullimin e këtij vendimi, derisa kjo gjykatë të shqyrtojë në themel kërkesën e tyre për rikthimin e pasurive.
Por, një javë më parë, kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi të mos pranojë kërkesën e bashkëshortëve Ndroqi.
Diçitura: Njoftimi i Gjykatës së Lartë për kërkesën e Ylli Ndroqit
Në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë thuhet se, në 4 shtator 2023, u vendos: “Mospranimi i kërkesës për pezullimin e vendimit nr. 17, datë 03.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi me vendimin nr. 55, datë 20.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Në bazë të këtij vendimi, mbetet i paprekur vendimi i konfiskimit të pasurive dhe kalimi i tyre në favor të shtetit, derisa ai të mbetet i pandryshuar në gjykatat më të larta.
Beteja e Ndroqit me drejtësinë
Konfiskimi u krye bazuar në ligjin e vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”. Sipas SPAK, midis të ardhurave të shtetasit Ylli Ndroqi e familjarëve të tij dhe pasurive që ata kanë krijuar nga viti 1998 deri në vitin 2020, ka një diferencë prej 3 milionë eurosh.
Hetimi pasuror për Ylli Ndroqin u regjistrua më 21 korrik 2020, bazuar mbi precedentë penalë të hershëm që lidhen me një arrestim në Turqi në vitin 1998 për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Sipas SPAK, edhe Italia kishte lëshuar një urdhër-arresti për Ndroqin në vitin 2006, por pavarësisht kësaj ai vazhdoi i patrazuar për më shumë se një dekadë aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri.
Pasuritë e konfiskuara të Ndroqit
Në 24 Prill 2023, SPAK njoftoi se, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shqyrtuar ankimin e subjektit Ylli Ndroqi dhe me vendimin e datës 20.04.2023 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila ka vendosur:
Konfiskimin e pasurive të subjektit/shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe personit të lidhur me të, shtetases Mimoza Ndroqi, e konkretisht:
Diçitura: Vendimi për kalimin e pasurive të Ylli Ndroqit në favor të shtetit
- Pasuria e llojit “truall”, me nr. 66/1, Zona Kadastrale 3896, volumi 1, faqja 99, me sipërfaqe 300 m2, e regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë: Zbarqe, Tiranë.
- Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me nr. 1/460-ND, Zona Kadastrale 8140, volumi 34, faqja 39, me sipërfaqe totale 43.7 m2, e regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë: Tiranë.
- Pasuria e llojit “arë”, me nr. 40/82, Zona Kadastrale 2735, volumi 10, faqja 87, me sipërfaqe totale 67.3 m2, e regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë: Tiranë.
- Pasuria e llojit “truall”, me nr. 1/460, Zona Kadastrale 8140, volumi 20, faqja 132, me sipërfaqe totale 15 m2, e regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë: Tiranë.
- Pasuria e llojit “truall”, me nr. 40/85, Zona Kadastrale 2735, volumi 10, faqja 90, me sipërfaqe totale 2026 m2, e regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë: Mullet, Tiranë.
- Pasuria e llojit “pyll”, me nr. 183/2, Zona Kadastrale 2380, volumi 7, faqja 151, me sipërfaqe totale 100 000 m2, e regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë: Lanabregas, Tiranë.
- Automjeti i tipit autoveturë, marka “Mercedes-Benz”, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, me numër shasie ËDD2229761A292537, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
-
Automjeti i tipit autoveturë, marka “BMË”, modeli 760LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, me numër shasie ËBAKB01040C952626, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
- Automjeti i tipit autoveturë, marka “Mercedes-Benz”, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, me numër shasie ËDD2229761A292537, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
- Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, me numër shasie SCA688L02KU103906, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
- 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k., me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
- Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
- Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k., me NIPT L57716501I.
- Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k., me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
- 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a., me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
-
30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k., me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
- 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P S 31” sh.p.k., me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
- 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k., me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
- 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi.
- Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k., me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
- 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k., me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
- Pasuria e paluajtshme e llojit “truall”, me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2, me nr. pasurie 4/268, Volumi 26, Faqja 49, Zona Kadastrale 8130, me adresë: rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
-
Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe 150 m2, me nr. pasurie 2/276-N155, Volumi 39, Faqja 191, Zona Kadastrale 8160, me adresë: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, shk.2, kat.10).
- Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe 18.3 m2, me nr. pasurie 2/276-N12, Volumi 39, Faqja 38, Zona Kadastrale 8160, me adresë: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, kati përdhes, njësia nr.12).
- Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe 195.1 m2, me nr. pasurie 2/276-N153, Volumi 39, Faqja 189, Zona Kadastrale 8160, me adresë: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, kat.10, njësia nr.153).
- Pasuria e paluajtshme e llojit “garazh”, me sipërfaqe 29.4 m2, me nr. pasurie 2/276-G34, Volumi 38, Faqja 245, Zona Kadastrale 8160, me adresë: Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC, kat.-1, garazhi nr.34).
Lexo edhe: GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pronave të Ylli Ndroqit
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post