GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Akuza për abuzim seksual, hetimet nisin 30 vite pas vdekjes së tij

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Akuza për abuzim seksual, hetimet nisin 30 vite pas vdekjes së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetime për abuzim seksual kanë nisur ndaj ish-peshkopit të Essenit dhe një nga teologëve më të famshëm të Gjermanisë së pasluftës, kardinali Franz Hengsbach.

“Peshkopi Franz-Josef Overbeck ka urdhëruar një hetim të detajuar mbi akuzat serioze për abuzim kundër peshkopit të parë të Dioqezës së Essenit, Franz Hengsbach, në periudhën nga vitet 1950 deri në vitet 1970”, njoftoi Dioqeza e Essenit.

Një hetim i brendshëm nisi pasi një person kontaktoi dioqezën në tetor të vitit të kaluar duke pretenduar se peshkopi Hengsbach kishte abuzuar seksualisht me të në fund të viteve ’60.

Pas një kontrolli në dioqezën e Paderbornit, ku Hengsbach, i cili vdiq në vitin 1991, ishte aktiv para se të shkonte në Essen, u mësua se ai ishte denoncuar në vitin 2011 për abuzim seksual me një të mitur në vitet 1950, raporton taz.de.

Ai rast u raportua në Kongregacionin për Doktrinën e Besimit në Vatikan në të njëjtin vit, i cili i hodhi poshtë akuzat si të pabaza.

Sipas informacioneve nga dioqeza e Paderbornit, ka raportime për abuzim seksual të një të mituri ndaj vëllait të peshkopit Hengsbach, Paul, i cili është gjithashtu prift.

Peshkopi aktual, Overbeck u bëri thirrje viktimave të tjera të mundshme të abuzimit që ta raportojnë atë në dioqezë.

Vitet e fundit, priftërinjtë e Kishës Katolike Gjermane janë vënë nën sulmin e shumë akuzave për abuzim seksual të të miturve. Këto skandale shkaktuan edhe largime të shumta të besimtarëve nga bashkësitë kishtare.

Etiketa: abuzim

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Barcelona “uragan” ndaj Antuerp, portieri i Lazios shënon me kokë

Barcelona “uragan” ndaj Antuerp, portieri i Lazios shënon me kokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë
Aktualitet

Deputetja Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë

10:40 - 03/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka humbur bashkëshortin e saj, Ladi Ndoja. Lajmin e hidhur e ka publikuar vetë...

Lexo më shumë
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm/ Zbulohen kandidatët për postin kryesor, mes tyre një prokuror i SPAK

10:38 - 03/08/26
Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

Formula e re e pagave, Shoqatat e magjistratëve: Në fuqi nga 1 gushti, Kuvendi nuk zbatoi afatin e Gjykatës Kushtetuese

10:06 - 03/08/26
Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

Shqipëria pa shqiptarë në punë? Të huajt po zënë vendet e lira

09:42 - 03/08/26
Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

09:19 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com