GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria do mbledhë me forcë borxhet e krijuara nga OSHEE, KESH dhe ujësjellësit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria do mbledhë me forcë borxhet e krijuara nga OSHEE, KESH dhe ujësjellësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria nxori për konsultim ndryshimet që priten të bëhen në ligjin e borxhit publik dhe qëllimi i këtyre ndryshimeve është që të mblidhen sa më parë detyrimet e prapambetura. Konkretisht, në dokumentin e publikuar evidentohet se nga janari i viti 2022 qeveria do të fillojë të mbledhë me forcë borxhet që kanë pa paguat institucionet e OSHEE, KESH dhe ujësjellës-kanalizime.

Për të kryer këtë funksion do të vihet në  detyrë Agjencia për Trajtimin e Kredive, një ent që u ngrit shumë vite më parë për mbledhjen e kredive të këqija që ishin krijuar kur bankat ishin në pronësi të shtetit.

Sipas të dhënave të deritanishme, vlera totale e borxhit të garantuar arriti 47 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë 2020, duke zënë 3.7 për qind të totalit të borxhit publik. Ndërsa, evidentohet se, sektorët me përkeqësim të situatës financiare paraqiten sektori i energjetikes kryesisht me nënhuatë e KESH, OSHEE dhe OST me rreth 5.79 miliard lekë të rritjes totale të detyrimeve nga 7.75 miliard lekë gjithsej, pushteti vendor me rreth 1.17 miliard lekë dhe sektori i ujësjellësve me rreth 768 milion lekë.

Sipas ndryshimeve ligjore të propozuara ATK, në emër të Ministrisë së Financave do të ndërmarrë të gjitha masat e paracaktuara në këtë ligj, në ligje të tjera në fuqi dhe në marrëveshjet e mirëkuptimit, për rikuperimin e garancisë të përftuar nga huamarrësi çdo pagesë të bërë sipas garancisë, duke përfshirë edhe kostot që lidhen me të, referuar të gjitha garancive shtetërore të lëshuara sipas objektit të këtij ligji, dhe garancive të tjera të lëshuara para hyrjes në fuqi të tij.

Ndryshimi në ligj synon të rregullojë edhe rikuperimin e të drejtave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në kuadër të marrëveshjeve të nënhuasë, ku serish funksioni i rikuperimit të këtyre të drejtave do ti kalohet ATK.

Etiketa: borxheKESHKryesore1OSHEE

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
Tragjedia me 45 të vdekur në Bullgari, mbërrijnë sot në Maqedoni trupat e pajetë

Tragjedia me 45 të vdekur në Bullgari, mbërrijnë sot në Maqedoni trupat e pajetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba
Aktualitet

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba

19:09 - 01/06/26

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Lexo më shumë
“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet