Një operacion policor për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm është duke u zhvilluar në Lushnjë.
Rreth orës 13:00 forcat e policisë pranë fshatit Golem buzë autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, kanë ndaluar 8 emigrantë të huaj aziatikë të cilët ishin strehuar në një shtëpi të braktisur.
Policia ka ndërhyrë në momentin kur pranë tyre është afruar makina për t’i marrë, një mjet tip “Benz”.
Sapo ka parë policin, personi i cili ka shkuar për t’i marrë ka tentuar të largohet me vrap por nuk ja ka dalë.
Ai është i njohur për policinë pasi ka qenë kontingjent i trafikimit të qenieve njerëzore.
Discussion about this post