GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në shkolla po qarkullon droga e re xhelatinoze, ja si e gjejnë gjimnazistët në Tiranë

15:07 - 20/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Në shkolla po qarkullon droga e re xhelatinoze, ja si e gjejnë gjimnazistët në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të marrësh dozën  e drogës që të afrojnë shokët, për këtë 17 vjeçar, nxënës i gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, është respekt. Është nga ato respektet, që të rinjtë po ua kthejnë shpesh njeri tjetrit, sikur të jetë një kafe. Nuk kanë as frikë dhe as pendesë.

Përdoruesi i drogës: E kanë pasur çunat, e kanë blerë çunat. Nuk jam përzier unë dhe më kanë respektuar.

Gazetarja: Të të japësh drogë, për ty është respekt për ju?

Përdoruesi i drogës: Tani kështu ka dalë.

Report TV për të mbajtur të fshehtë identitetin e të riut, vendosi ta quajë Igli. Ishte 15 vjeç kur Igli e provoi drogën për herë të parë, hashashin. Sot në vitin e tretë, Igli tregon se këtu në shkollën e tij, drogën e përdorin shumë nga shokët e shoqet .

Kurse për ta provuar, e kanë provuar thuajse të gjithë, në emër të kuriozitetit dhe të respektit, pasi nëse ty nuk ta afrojnë dozën, do të thotë që nuk respektohesh nga ambienti. Por nëse ata të sjellin dhe të thonë urdhëro merre dozën, kjo do të thotë se ti je i privilegjuar.

“Unë e nisa parvjet. E nisa nga kurioziteti. Një dozë më duket se tek 10 mijë.”

Kokainën Igli thotë se e piu vetëm njëherë. I ka kushtuar 8 mijë lekë të reja. Por ajo që e ka joshur më shumë të riun, është droga – kanabis kanadez xhelatinoz. Behet fjalë për narkotikun që qarkullon lirshëm të paktën prej dy vjetësh. Por për herë të parë u lakua publikisht, gjatë operacionit antidrogë Tempulli i Dijes.

“Më thoshin është drogë kështu ashtu. Ka efekt të fortë. Më shtyu kurioziteti, dhe e provova. Është shumë e shtrenjtë 100-120 mijë lekë. Emri i ka dalë prej 2 vjetësh. Të merr mendtë, të kap e qeshja’’- tha ai.

Igli thotë se do të marrë përsëri këtë tip droge. I ka pëlqyer shumë dhe për faktin se efekti i saj zgjatë në kohë.

“E kam provuar. Po më ra rasti do e provoj sërish. 16 vjeç e piva. Më shtyu thjesht nga emri, fjala xhelat. Të shijon. Efekti zgjat, më e fortë. Të krijon më shumë adrenalinë. Është shumë ndryshe nga normalja. Më ka shijuar me thënë të drejtën”, tha i riu.

I riu nuk ka asnjë informacion se çfarë është kjo substancë narkotike sintetike, e cila nga përdoruesit njihet si xhelatina. Megjithatë faktet flasin se këto drogëra shumë të rrezikshme për ata që i përdorin dhe kanë ngritur alarmin në botë. Janë drogëra vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore.

Gazetarja: A jeni në dijeni se çfarë mund të të sjellë kjo lloj jetese që po bëni aktualisht?

Përdoruesi i drogës: Atë se di, por nuk besoj ta vazhdoj. Tani po e pi për qejf.

Megjithatë Igli tashmë ka filluar të ketë problemet e para nga përdorimi i llojeve të ndryshme të drogërave.

“Vetëm lodhje kam. Tjetër asnjë problem. Konsumoj cigare, hashash, gjumin e prish. Normalisht do të ketë lodhje, dhimbje muskulore”, tha i riu.

Për të blerë drogë, paratë 17-vjeçari i siguron në punën si kamerier dhe për ti gjetur të gjitha format e saj, tashmë thotë është bërë pak vështirë por jo e pa mundur. Shkak thotë ai janë bërë aksionet policore së fundmi.

“Do e provoj ta lë. Familja dyshon. Më thonë çfarë po bëj, a ke pirë gjë”, përfundoi i ri.

Një tjetër i ri që nuk e  konsumon, thotë droga shiten në cepat e shkollës dhe vende të tjera ku nuk bie në sy

“Unë nuk e konsumoj, por dëgjoj shokët, shitet ne cepat e shkollë, 500-10.000 leke. Droga në Shqipëri është e lehtë të gjendet, sepse edhe vetë gjimnazistët merren me atë gjë”.

Përhapja e fenomenit në përmasa të mëdha ka frikësuar prindër e mësues

“Shumë të rrezikuar janë. Nëse nuk do ketë polici dhe kontrolle, fëmijët do të jenë të rrezikuar”, tha një gjyshe.

Etiketa: drogagjimnazisteKryesore1Shkolla

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
“Kisha harruar që jam seksi”/ Ina Kollçaku, konkurrente e “Dancing”

“Kisha harruar që jam seksi”/ Ina Kollçaku, konkurrente e "Dancing"

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com