GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkolla fillore e fshatit Goriçan në Dimal, e dëmtuar nga tërmeti katër vjet më parë, ka mbetur akoma e parindërtuar. Falë papërgjegjshmërisë në detyrë të kryetares së bashkisë, Juliana Memaj, nxënësit edhe këtë vit mësimor do të zhvillojnë mësimin në lokal (bar-kafe-bilardo).

Vetëm pasi kjo çështje u bë alarmante në media, Juliana lëvizi gurët dhe hapi projektin për të rindërtuar këtë shkollë. Por, meqenëse prokurimi është zhvilluar në shkelje të ligjit, mbetet e dyshimtë nëse tenderi do të sjellë rindërtimin e shkollës. Juliana e ka dorëzuar fondin në duart e një operatori që zakonisht zhvat paratë e tenderuara në shkelje të procedurave.

Tenderi pa garë

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim i godinës së shkollës Goriçan”, për të cilën bashkia parashikon të shpenzojë 700 milionë lekë. Nëse do të zbatohej projektit gjatë muajve të verës, me këtë fond të madh do të kishim tani shkollën si të ishte ndërtuar nga e para.

Tani, kur ka filluar sezoni shkollor, kryebashkiakja do të nisë punimet. Ndërkohë vëmë re që nxënësit shkojnë në mësim nëpër lokale dhe situata do të vazhdojë, sepse punimet do të zgjasin për një vit.

Kontrata është nënshkruar në shkelje dhe sipas monitoruesit Open Data ka risk të lartë korrupsioni. Për këtë arsye tenderi është shënuar me “Flamur të kuq”. Vëmë re se për këtë tender kanë shfaqur interes 5 kompani, por pavarësisht se kishin oferta më ekonomike, 4 prej tyre u përjashtuan nga procesi. Dhe siç ndodh rëndom me  prokurimet, fondi iu fal në tavolinë firmës SHENDELLI SHPK , e cila kishte ofertën me vlerë 690 milionë lekë, sa 99% e fondit limit. Në mungesë të konkurrencës pronari i saj Yzedin Bozhaj firmosi kontratën me kryebashkiaken Juliana Memaj.

Precedentët e Yzedin Bozhajt me tenderët

Pronari i kësaj kompanie është përfshirë në disa afera të mëdha. Njëra prej tyre është prerja e pemëve pa kriter në Gjinar të Elbasanit bashkë me Eral Myftarajn, sigurisht me ndihmën kryebashkiakut Gledjan Llatja.

Kjo masakër pyjore u denoncua në media në qershor të këtij viti, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Bozhaj është gllabëruesi kryesor i fondeve për ndërtime shkollash në bashkitë në jug duke përpirë gjithçka nga tenderët e tillë gjatë viteve të fundit.

Përmes formave të dyshimta, me kompani fiktive në garë dhe bashkëpunime me elementë të botës së nëndheshme, Bozhaj arrin të marrë tenderët e bashkive për shkollat duke kapur xhiro kolosale sipas të dhënave nga Tatimet.

Së fundmi, Bozhaj ka përdorur një kompani lokale në Tepelenë, të besuarin e Tërmet Peçit, Hekuran Hoxha me firmën “NG STRUCTURES” shpk për të shtënë në duar edhe tenderin me objekt rikonstruksionin e godinës dhe oborrit të shkollës 9-vjeçare Avni Rustemi në Tepelenë. Mësohet se Hoxha ka ofruar aksesin te Peçi dhe bashkë me Bozhajn do të bëjnë punimet duke dalë të tre të lumtur nga super tenderi prej 1.2 miliard lekësh me TVSH për një shkollë 9-vjeçare!

Bozhaj po bëhet gati edhe për tenderin e shkollës Remas në Divjakë, fituesi i së cilës sipas burimeve të “Gazeta Jonë” është paracaktuar të jetë ai, prokurim të cilin do ta ndjekim.

Nxënësit 4 vite pa shkollë

Sikur theksuam më parë kjo shkollë në Dimal është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. E teksa Rama bën propagandë për disa shtëpi që ka ndërtuar me donacione, nxënësit e fshatit Goriçan në Dimal zhvillojnë mësim nëpër ambiente të papërshtatshme.

Një nga banorët e fshatit tregon se në katër vite qeveria i ka mbajtur me premtime, por asnjëherë nuk u bë gjë,  ndërsa theksoi se aty mësojnë nxënësit nga 3 fshatra të Dimalit.

“Katër vjet ka kjo shkollë e mbyllur. Studionin nxënësit tre fshatrave. E kanë nxjerrë të papërdorshme pasi erdhën dhe vendosën komision emergjencës pranë bashkisë Dimal. Këtu janë mbi 800 familje. Na është premtuar që do bëhet, por katër vite fëmijët bëjnë mësim në lokale si dhe në shkollat e fshatrave pranë”, tha Ali Dervishi banor i Goriçanit, në një prononcim për Report Tv.

Ndërsa një banor tjetër thekson se “Na kanë premtuar në të gjitha fushatat kemi parë projektet, por deri më sot s’ka shkollë”.

Tani që mësuam se kush do ta bëjë rindërtimin e shkollës dhe si e fitoi tenderin, merret me mend se kjo punë do të zgjasë shumë.

Lexo edhe: Fara e skaduar e domates, fermerët në protestë: Kemi falimentuar!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbozhatajdimaljuliananmemajShkollatender

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Nuk riparuan kabinat elektrike, nën hetim punonjësit e OSHEE-së

Nuk riparuan kabinat elektrike, nën hetim punonjësit e OSHEE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore
Aktualitet

Ish-ministrja socialiste kritikon Ramën: Qytetarët nuk janë spektatorë, kur preket mjedisi dhe pasuritë natyrore

10:23 - 03/06/26

Ish-ministrja socialiste, njëherësh një ndër figurat historike të PS-së, Ermelinda Meksi ka komentuar debatin dhe protestat që kanë lindur pas...

Lexo më shumë
Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş