GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Basha shpalos propozimet: Ja si do garantojmë…

17:35 - 21/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore, Basha shpalos propozimet: Ja si do garantojmë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha i është rikthyer tezës për listat e hapura dhe vettingun ndaj politikanëve, ndërsa prezantoi pasditen e sotme atë që e quajti si platforma e PD-së për reformën zgjedhore.

Basha tha se vendi është përballur me kriza kushtetuese, ndërsa tha se duhet lënë mënjanë interesat personale.

“Votimi elektronik është plotësisht i realizueshëm dhe shmang abuzimin me votën, sikundër emigrantëve duhet ti sigurojnë të drejtën për të votuar”, tha Basha.

Në vijim Basha tha se e rëndësishme është të kemi barazi për votën, ndërsa politika do të mund të pastrohet vetëm përmes një procesi vetting, të ngjashëm me atë që aplikohet në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu ai kërkoi nga deputetët që të përfaqësojnë interesat e qytetarëve, çka sipas tij, mund të mundësohet vetëm përmes listave të hapura.

“Për PD-në kjo nuk është thjesht dhe vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara dhe të shënuara si problematike, por është dhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

Kjo është një punë e jashtëzakonshme e cila kërkon mbi të gjitha vullnet politik. Por sot ne do qëndrojmë në një nga stacionet e domosdoshme për çlirimin e demokracisë, politikës dhe ekonomisë shqiptarë që janë propozimet për reformën zgjedhore.

Fillimisht dua të ndalem te disa nga çështjet kryesore të cilat nuk janë parashtrimi i parë, por koherenca dhe vendosmëria janë një nga aspektet kryesore që mund të garantojnë suksesin e kësaj ndërmarrjeje që kërkon vullnet të përbashkët politik. Në emër të këtij vullneti të përbashkët politik ne shtrijmë sot dorën ndaj çdo faktori politik dhe shoqëror që të lënë mënjanë axhendat e ngushta, interesat personale dhe të bashkohen në një reformë zgjedhore që iu jep qytetarëve shqiptarë një demokraci të standardit europian”, tha Basha.

“Duke nisur me listat e hapura. Lidhjen e drejtpërdrejt të votuesit me të zgjedhurin, pa sekser në mes. Lista të hapura për ne do të thotë largimi i konceptit të herësit nga kodi zgjedhor. Qytetarët vendosin vetë se cilin nga kandidatët dëshirojnë të dërgojnë në parlament.

Listat e hapura do të garantojnë kështu që shqiptarët të kenë një parlament të përbërë nga njerëz që janë produkt i drejtpërdrejt i votës së tyre, jo i renditjeve partiake, jo i renditjes personale, qofshin të kryetarit të partisë, apo faktorëve të tjerë.

Këtu vijmë te pika e dytë, vettingu i politikanëve. Faktorët kryesorë malinj nuk janë Rusia e Putinit apo Irani, faktori kryesor malinj që rrezikon Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, influenca e tyre shtrihet dukshëm në parlament, në këshillat bashkiakë, në institucionet e rëndësishme të vendit ka pasur dhe ka individë të cilët nuk justifikojnë pasuritë e tyre marramendëse.

Ka individë që janë për turpin e Shqipërisë personazhe të transkripteve të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.

Pastrimi i politikës mund të kryhet nga vettingu i politikanëve. Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës”, deklaroi Basha.

Propozimet e plota

1. Lista të hapura
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari

2. Vetting për politikanët
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale

3. Barazia e votës
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

4. Vota e diasporës
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë

5. President nga populli
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

6. Fund imunitetit nga ndjekja penale
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK

Etiketa: BASHAKryesore1propozimeReforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Pesë persona akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë në Britani

Pesë persona akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë në Britani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Lexo më shumë
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com