GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pesë persona akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë në Britani

17:42 - 21/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë persona akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë në Britani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.

Orlin Roussev, Bizer Dzhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stoyanov, dhe Vanya Gaberova do të dalin para gjykatës të martën e ardhshme.

Pesë shtetasit bullgarë akuzohen për konspiracion për të mbledhur informacione të cilat do të ishin të dobishme për armikun nga gushti 2020 deri në shkurt 2023. Ky grup akuzohet, po ashtu, se ka kryer operacione të vëzhgimit edhe në Mal të Zi, të cilat përfshinin krijimin e kartelave të rreme të identifikimit për gazetarë, përfshirë një në imazh të Ivanovës. Ky rast u hetua nga Policia Metropolitane.

Të pandehurit dyshohet se kanë punuar në një celulë spiunimi për shërbimet sekrete të Rusisë dhe puna e tyre përfshinte përcjelljen dhe vëzhgimin e caqeve.

Ata akuzohen se kanë punuar në operacione aktive në Britani të Madhe dhe në Evropë, si dhe për grumbullimin dhe dorëzimin e informacioneve te shteti rus.

Roussev, 45 vjeç, dyshohet se i ka udhëhequr operacione nga Britani e Madhe dhe se ka vepruar si urë lidhëse për ata që i kanë marrë informacionet e inteligjencës. Hetuesit të cilët i bastisën pronat e tre të pandehurve në Londër dhe Norfolk, Roussev, Zdhambazov dhe Ivanova, gjetën pasaporta të rreme dhe dokumente zyrtare të identitetit për Britaninë e Madhe, Bullgarinë, Francën, Italinë, Spanjën, Kroacinë, Sllovakinë, Greqinë dhe Republikën e Çekisë.

Disa prej dokumenteve përmbanin fotografi të Roussev dhe Dzhambazov. Dyshohet se Roussev i ka bërë vetë falsifikimet.

Roussev, Dzhambasov dhe Ivanova kanë jetuar në Britani të Madhe për shumë vite, ku kanë punuar punë të ndryshme duke jetuar në pronave të ndryshme periferike.

Roussev ka histori biznesi me Rusinë. Ai u zhvendos në Britani të Madhe më 2009 dhe punoi për tri vjet si teknik në shërbimet financiare. /Rel/

Etiketa: Britania

Lajme të lidhura

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Para
Avokati i Popullit/ Bardhi kërkesë Nikollës: Dialog transparent mazhorancë-opozitë

Pagat e anëtarëve të Kushtetueses, Bardhi: Ja pazari që është bërë me…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo kritikoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me furnizuesit e naftës, duke...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com